Connect with Us

Befason Partizani, i rrëmben një tjetër futbollist Tiranës

Sport

Befason Partizani, i rrëmben një tjetër futbollist Tiranës

Publikuar

-

Partizani këtë merkato duket se po “peshkon” lojtarë të dalluar në radhët e Tiranës. Pak ditë më parë, të kuqtë morën Dorjan Kërçikun, për të cilin pretendonin se e kanë gjetur akordin para Bylisit, madje duke e tentuar edhe në verën e shkuar…

Ndërkohë, të kuqtë kanë marrë një tjetër xhevahir nga bardheblutë, lojtar me të ardhme dhe bëhet fjalë për Dionis Çilkanin, që ka luajtur në Spanjë dhe Tirana e ka pasur në gjirin e vet por që nuk ka mundur që ta aktivizojë në ekipin e parë për shkak se kishte problemeve letrat e formimit.

Por, Partizani e ka pikasur si një lojtar të talentuar dhe e ka bërë pjesë të vetën. Duke qenë se të kuqtë jënë mbipopulluar, kanë menduar që ta huazojnë në Kavajë, te Besa në Kategorinë e parë për 6-muajt e ardhshëm dhe më pas në verë, ta rikthejnë në gjirin e tyre. Me sa duket, presidenca e kuqe ka një plan afatgjatë dhe është duke synuar afrimin e shumë talenteve.

Pak ditë më parë u afruan lojtarë si Rramani, ndërsa Tedi Cara është shumë pranë firmës. Tashmë, i radhës është Dionis Çikani, një lojtar me të dhëna mjaft të mira…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

LAJM I FUNDIT: Kontratat e futbollistëve dhe merkato, FIFA del me komunikim zyrtar!

Publikuar

-

Nga

Kontratat zakonisht mbarojnë kur mbaron edhe sezoni. Por, me ndërprerjen aktuale, në të gjitha kombet, është e qartë se sezoni nuk do të mbyllet sipas kohës së parashikuar. Për këtë arsye u propozua që kontratat e lojtarëve të shtyhen deri në fund të sezonit, kur të jetë ai. Kjo mund të jetë në linjë me […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

De Biazi i kthehet Panuçit: Ia lashë në vendin e tretë dhe e çoi në të katërtin, vij te Shqipëria po iku Reja

Publikuar

-

Nga

Xhani De Biazi bëri historinë me Kombëtaren shqiptare, ku bëri një arritje shumë të madhe, siç ishte edhe kualifikimi në Europianin e Francës. Trajneri italian në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur se kur Panuçi mori drejtimin e Shqipërisë, ai i dha disa këshilla, por thotë se  vazhdoi me kokën e tij. Gjithashtu […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shpërthen Romela Begaj: Fatkeqësi që linda në një vend si ky, jam e pastër

Publikuar

-

Nga

Peshëngritësja e njohur shqiptare Romela Begaj, është përballur me probleme të mëdha në karrierën e saj, teksa rezultoi pozitive në testin e dopingut për herë të dytë. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Begaj u shpreh se asgjë nuk ishte e vërtetë, duke u shprehur se gjithçka ndodhi për shkak se jemi shtet i […]

LEXO TE PLOTE