Connect with Us

Man. United bën blerjen e parë për merkaton e janarit… por nuk është futbollist

Premier Liga

Man. United bën blerjen e parë për merkaton e janarit… por nuk është futbollist

Publikuar

-

Manchester United po kalon një moment të vështirë. Sezoni nuk po shkon ashtu siç e prisnin tifozët, të cilët kërkojnë fajtorët e situatës. Disa prej tyre mendojnë se fajin për vendin e pestë në renditje e kanë fajin lojtarët, të tjerë mendojnë trajneri, ndërsa ka edhe nga ata që besojnë se përgjegjësit kryesorë janë drejtuesit.

Për këtë, Ed Woodward, drejtori ekzekutiv i klubit, ka menduar se gjëja më e mirë që mund të bëjë është që t’i ndryshojë mendjen tifozëve. Ndërkohë që nuk po sjell lojtarë të rinj për të përforcuar ekipin, ka vendosur që të “blejë” një gazetar që do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit të klubit.

Sipas “Record”, bëhet fjalë për Neil Ashton, ish-gazetar i “The Sun”. Detyra e tij do të jetë që drejtuesit t’i paraqesë si “tipa që e dashurojnë ekipin”.

Ndërkohë, përpara disa ditësh, me kërkesë të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, United ka punësuar edhe një psikolog që të ndihmojë lojtarët në zhbllokimin psikologjik kur luajnë me ekipet e vogla. /A2news.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Juventusi zbraz arkën/ 110 milionë euro për yllin e Premier League

Publikuar

-

Juventus duket se e ka seriozisht dhe në merkaton e verës pritet që të jetë shumë aktiv. Emri më i përfolur është ai i Paul Pogba dhe bardhezinjtë kanë gati ofertën e parë. Sipas prestigjiozit francez “RMC Sport”, Juventus ka gati 110 milionë euro për të bindur Manchester United që të lirojë mesfushorin kampion Bote. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Netflix, muzikë, video-lojëra dhe…/ Ja si po i kalon ditët e izolimit Armando Broja

Publikuar

-

Sulmuesi shqiptar i Chelsea, Armando Broja, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku ka treguar si po i kalon ditët e izolimit në shtëpi. NETFLIX – “Riverdale”. Unë po e shikoj këtë për një kohë të gjatë deri më tani, por është një serial vërtet i mirë, po e shijoj shumë. Çdo […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E gjithë bota në luftë më koronavirusin/ Klopp e ka mendjen te merkato, 80 milionë euro për shokun e Hysajt

Publikuar

-

Fabian Ruiz po shkëlqen me fanellën e Napolit dhe po ndiqet me interes nga dy skuadrat gjigante spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, pro duket se e ardhmja e talentit të “Furia Roja” do të jetë në kampionatin anglez. Kjo pasi atje ka një fans special të mesfushorit 21-vjeçar dhe ai është trajneri i Liverpoolit, Jurgen […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: