Connect with Us

“Trajnerit Cungu i kam lënë Zotin”, braziliani Hygor bën deklaratën e papritur

Sport

“Trajnerit Cungu i kam lënë Zotin”, braziliani Hygor bën deklaratën e papritur

Publikuar

-

U largua para dy muajsh nga Shko dra për një problem familjar në Brazil, që përfundoi me ndarjen nga jeta të nënës së tij, por Hygor Guimaraesh i befason të gjithë me perlën e tij në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Ndonëse ishte me 2-3 seanca stërvitore, ai menjëherë rrëmbeu skenën në Shkodër, duke shënuar një supergol, që për shumëkënd u quajt “alla Salihi”. Hygor nuk e njeh personalisht sulmuesin shkodran, por ndihet i vlerësuar, kur e krahasojnë me atë.

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, braziliani e pranon se goli ndaj Flamurtarit është më speciali në karrierën e tij dhe nuk e priste atë rikthim te Vllaznia. Padyshim që i ftohti nuk është për brazilianët, por ai vlerëson ushqimin në Shkodër, kryesisht picat dhe mikpritjen. I pyetur për atë që ka thënë në start të kampionatit Armando Cungu, tani në rolin e trajnerit të Laçit, Hygor nuk ka dashur të polemizojë me shprehjen “ia mbushi shejtani”.

Ai gjithçka e bazon te besimi që ka në Zot dhe më këtë term thumbon edhe trajnerin shkodran të kurbinasve. Me Zotin përpara, braziliani kërkon të tregojë veten edhe ndaj Laçit të Cungut. Në fund, 31-vjeçari flet edhe për largimin e brazilianëve nga Shkodra dhe për marrëdhëniet që ka me shokët e skuadrës.

Laçi drejtohet nga një shkodran, Armando Cungu. Në nisje të sezonit, kur ju shënuat golin e parë, ai tha që “ia mbushi shejtani”. Si do t’i përgjigjeshit tani që do ta keni edhe si kundërshtar?

Të jap përgjigje për çfarë? Trajnerin e Laçit? Jo, unë dua t’i jap një mesazh tifozëve dhe skuadrës sime. Unë e kam dëgjuar atë që ai ka thënë, që unë isha me shans në ndeshjen e parë ose në zhargon “e mbushi shejtani”. Unë punoj shumë dhe fort çdo ditë dhe çfarë ai e quan shans, unë e quaj se vjen nga Zoti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE