Connect with Us

Zbulohet arsyeja, ja pse nuk po e prezanton Skënderbeu talentin shkodran të afruar në merkato

Sport

Zbulohet arsyeja, ja pse nuk po e prezanton Skënderbeu talentin shkodran të afruar në merkato

Publikuar

-

Skënderbeu ende nuk ka firmosur me sulmuesin shkodran Belajdi Pusi. Përveçse i është dashur të konfirmojnë nëse lojtari ka parametrat e duhur për të qenë pjesë e tetë herë kampionëve të Shqipërisë, tani ka edhe një dilemë tjetër: ajo e rregullores së transferimit për lojtarët që janë nën 23 vjeç…

Duke qenë se FSHF ndryshoi rregulloren që kishte të bënte me të drejtën e formimit të futbollistit dhe tanimë një vit vlen 30 milionë lekë, Skënderbeu kërkon të jetë i kujdesshëm. Pak ditë më parë KF Shkodra ka ngritur padi sportive për Qardakun në dëm të klubit të Bylisit.

Po për të njëjtin lojtar ka konfirmuar se do të kërkojë pjesën e vet edhe klubi i Vllaznisë, konform rregullave të FIFA-s. Duke qenë se tashmë nuk paguhet më si më parë, 3 milionë lekë të vjetër në vit, por 30 milionë, Skënderbeu kërkon të evitojë çdo problematikë të mundshme për të ardhmen. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se i kanë vënë kusht sulmuesit 22-vjeçar, Belajdi Pusi, që të marrë një vërtetim në ish-klubin e tij (Vllaznia) ku të deklarohet se Skënderbeu nuk do të ketë asnjë detyrim financiar nëse firmos me lojtarin.

Nuk dihet nëse drejtuesit e klubit shkodran do t’ia plotësojnë këtë kërkesë, por mësohet se një prej arsyeve që Pusi nuk po zyrtarizohet, është pikërisht kjo. Kujtojmë se në bazë të rregullores së FSHF-së, kostoja vjetore e trajnimit sa i përket një klubi që militon në Superiore është 30 milionë lekë të vjetër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gafa me himin në Francë, faqja e madhe sportive publikon fytyrat e hutuara të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Një moment shumë i veçantë u regjistrua para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e zhvilluar në 7 shtator të vitit të kalaruar. I veçantë ishte edhe reagimi i futbollistëve shqiptarë, të cilët dukeshin të hutuar në atë moment. Këtë e ka rikujtuar faqja e madhe sportive “ESPN”, që thekson se u vendos himni i Andorrës dhe […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Bomba” nga Spanja/ “La Liga duhet të pezullohet përfundimisht”

Publikuar

-

Nga

Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov beson se do të ishte më e drejtë që të përfundonte La Liga tani, duke mos pasur rënie dhe promovimi i dy skuadrave nga divizioni i dytë mes pandemisë koronavirus. La Liga është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të Covid-19, i cili ka çuar në më shumë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Llullaku: Është infektuar një futbollist, do ndodhë diçka e keqe

Publikuar

-

Nga

Bjellorusia vijon të kundërshtojë me kokëfortësi rekomandimet e FIFA për pezullimin e përkohshëm të kmpionatit.  Ndonëse regjistrohen mbi 560 të prekur me Covid-19, prej të cilëve tetë persona kanë humbur jetën, jeta në Bjellorusi vazhdon normalisht. Këtë konfirmon edhe sulmuesi shqiptar Azdren Llullaku. Në një intervistë, Llullaku shpreh frikën që ndjejnë në seancat stërvitore dhe në […]

LEXO TE PLOTE