Connect with Us

Bayerni bën manita, turpëron Schalken

BundesLiga

Bayerni bën manita, turpëron Schalken

Publikuar

-

Bayern Munich ka marrë fitoren e pestë radhazi në Bundesliga pasi ka mundur 5-0 Schalke-n në javën e 19-të. Një sukses që i ka ngjitur bavarezët në vendin e dytë të renditjes dhe i ka çuar vetëm një pikë larg Leipzig-ut kryesues.

Siç kuptohet edhe nga rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për skuadrën e Flick. Vetëm gjashtë minutave u janë dashur vendasve për të zhbllokuar ndeshjen me Lewandowski-n, i cili ka përfituar nga një gafë e portierit Schubert.

Në fundin e 45 minutave të para ka ardhur edhe goli i dytë i bavarezëve, i shënuar nga Thomas Muller, i 100-ti për sulmuesin në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet në Allianz Arena.

Pjesa e dytë ka filluar ashtu siç është mbyllur e para, me Bayern që ka gjetur golin e tretë me një goditje magjike të Goretzka-s. Pokeri është kompletuar tetë minutë më vonë, kur Alcantara ka dërguar topin me lehtësi në rrjetë pas asistit të Lewandowski-t.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 89-të ka ardhur edhe goli i pestë i vendasve, që është shënuar nga Gnabry, i cili është ndihmuar nga një gabim i portierit kundërshtar.

Me këtë rezultat, Bayern jo vetëm që ka sulmin më të mirë të këtij sezoni (55 gola), por edhe më të mirin e Bundesliga-s në 34 vitet e fundit. Werder Bremen ka shënuar 57 gola pas 19 ndeshjesh të kampionatit në sezonin 1985-86.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Pas fitores së thellë në Londër, Bayerni merr lajmin e hidhur/ Humbet liderin kryesor të ekipit

Publikuar

-

Bayern Munich ka marrë një lajm që duket se ka sfumuar disi gëzimin e fitores 0-3 ndaj Chelseat mbrëmjen e kaluar. Sipas raportimeve të fundit, është konfirmuar se Robert Lewandowski do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 javë për shkak dëmtimi. Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në gju. Kështu, polaku do të humbasë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Shkëlqeu ndaj Chelseas, Bayerni i bën “dhuratë” rinovimin deri në vitin 2025

Publikuar

-

Bayern Munchen e ka një yll të momentit dhe ai është Alphonso Davies. Paraqitjet e kanadezit kanë qenë mbresëlënëse, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat, ku ishte vërtet spektakolar. Pikërisht këto paraqitje, duket se kanë bindur drejtuesit gjermanë që të blindojnë djaloshin 19-vjeçar. Sipas raportimeve të fundit, Bayern ka gati rinovimin për Davies, me […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayerni bën ligjin në Londër ndaj Chelseas, 3 gola dhe spektakël

Publikuar

-

Bayern Munich i tregon Chelseas se i duhet ende punë për t’u matur me më të mirët. Bavarezët fituan pastër 0-3 në “Stamford Bridge”, duke dominuar nga fillimi në fund, në lojë dhe rezultat. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën erdhi shpërthimi i gjermanëve. Dy golat e parë u […]

LEXO TE PLOTE