Connect with Us

“Copë mishi me 2 sy”, klubi shqiptar shpërthen ndaj arbitrit

Sport

“Copë mishi me 2 sy”, klubi shqiptar shpërthen ndaj arbitrit

Publikuar

-

Kanë përfunduar ndeshjet e Kategorisë së Parë në të cilën ka pasur rezultate surprizuese. Për grupin B ose siç njihet ndryshe ai i jugut, Turbina u përmby në “Nexhip Trungu” nga Besa. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar në fushë, me Turbinën që ka kaluar në avantazh në të 71 minutë me Jaupin nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja ka vijuar me raste nga të dyja anët, teksa për tre minuta arbitri Olsid Ferhataj ka akorduar dy penallti për miqtë e Besës, duke bërë që vendasit të përmbysen. Sipas cërrikasve një gjë e tillë është me tendencë. “Turbina 1-2 arbitri Olsi Fertja! Ky copë mishi me dy sy ka hedhur poshtë gjithë mundine çunave që dhanë shpirtin në fushë duke dhënë dy penallti brenda 1 minute për ekipin kavajas. Kokën lart vazhdojmë përpara. Të vetëm kundër të gjithëve”, shkruhet në reagimin e K.F Turbina Cërrik në Facebook.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Rastësia e frikshme e futbollistit të Partizanit, e ndjekin… “fantazmat”

Publikuar

-

Nga

Rastësi e çmendur. Egzon Belica bëhet për herë të dytë protagonist i golit “fantazmë”, teksa është sërish ai që mundohet të largojë topin pa kaluar vijën fatale. Në javën e 19- të kundër Kukësit goli i Kristal Abazajt prodhoi shumë polemika, teksa Belica u shpreh i bindur pas asaj ndeshjeje se topi nuk e kishte […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ishte gati të vriste veten/ Video: Lojtarët i bëjnë surprizën e madhe 9-vjeçarit

Publikuar

-

Kuaden Bajles, 9 vjeçari që vuan nga sëmundja e nanizmit, ka përjetuar ditën më të lumtur të jetës së tij, teksa skuadra kombëtare më e mirë e të gjitha kohërave e Ligës së Ragbisë e ka ftuar t’i udhëheqë teksa futen në fushë. Bajles u bë i njohur pasi mamaja e tij postoi një video […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Coronavirusi tremb UEFA-n/ Mbledhje urgjente për ndeshjen e Interit

Publikuar

-

Coronavirus pa pushtuar Italinë dhe situata në shtetin fqinj paraqitet shumë alarmante. Zona e Lombardisë është edhe rajoni më i prekur, me mbi 89 të prekur nga ky virus i tmerrshëm. 4 ndeshje të Serie A janë shtyrë ditën e sotme, përfshirë edhe Inter-Sampdoria. Pavarësisht se futbolli kalon në plan të dytë në këto momente, […]

LEXO TE PLOTE