Connect with Us

De Biasi jep parashikimin e tij/ Juventus apo Inter? Ja kush e fiton titullin në Serie A

Seria A

De Biasi jep parashikimin e tij/ Juventus apo Inter? Ja kush e fiton titullin në Serie A

Publikuar

-

E ardhmja e tij duket se është në krye të kombëtares së Iranit, por për momentin, Gianni De Biasi e shijon futbollin si spektator. Duke folur në mediat iotaliane, ai pati mundësinë të ndalet edhe te gara e titullit në Serie A:

JUVENTUS-INTER – “Kush është favorit? Juventusi, si gjithmonë, sepse ka grupin më të plotë. Më saktësisht, Juventusi ka dy skuadra që mund të luanin në të njëjtin kampionat. Këtu iu referohem lojtarëve që ka Sarri në dispozicion. Juventusi dhe Interi do ta mbyllin në dy vendet e para. Pastaj është Lazio, që po bën diçka të bukur. Mua më pëlqen shumë. Nuk është rezultat i improvizimit, por vazhdimësia e një projekti që përpiqet ta pasurojë vit pas viti, pa bërë investime të mëdha parash. Unë mendoj se kjo është mënyra e duhur për të vepruar. Në anën tjetër shoh Interin, që ka një trajner të shkëlqyeshëm, i cili po përpiqet të jetë konkurrenti numër një i Juventusit në kampionat. E gjitha kjo çon në një shfaqje më të mirë për tifozët italianë, duke shpresuar se lufta për titull do të mbetet e hapur”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia regjistroi numrin rekord të vdekjeve, Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Igli Tare ka folur për situatën e pazakontë në të cilën gjendet Italia. Në vendin fqinj vazhdon të ketë një numër të madh vdekjesh. Gjatë këtyre ditëve të fundit është pritur edhe përmirësimi i situatës, por që nuk po ndodh kurrë. Italia ka publikuar vetëm para pak minutash shifrën zyrtare dhe atje numërohet rekordi më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

E konfirmon prestigjozja italiane: Hysaj do largohet nga Napoli

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj dhe Napoli do të ndahen pas daljes nga karantina. Shkodrani prej merkatos së kaluar është folur se do të ndërrojë skuadër, por ajo që është nisur verën e shkuar do të përfundohet tani. Prej shkurtit diskutohet se Hysaj mund të rinovojë me Napolin, por deklaratat e agjentit të tij dhe raportimet e fundit […]

LEXO TE PLOTE