Connect with Us

Goli me roveshatë bën bujë edhe në Brazil, futbollisti i Vllaznisë po mendonte të linte futbollin

Sport

Goli me roveshatë bën bujë edhe në Brazil, futbollisti i Vllaznisë po mendonte të linte futbollin

Publikuar

-

Goli spektakolat i shënuar nga braziliani Hygor nuk ka bërë bujë vetëm në kampionatin tonë, por edhe jashtë tij, më saktësisht në vendlindjen e mesfushorit 31-vjeçar. Ajo roveshatë dhe domethënia e veçantë që kishet për shkak të historisë personale të Hygor në muajt e fundit, ka bërë bujë edhe në Brazil duke gjetur hapësirën edhe te “Lance”, një nga mediat me të mëdha sportive në vend.

Ajo i ka kushtuar një artikull kësaj historie të veçantë të lojtarit, se si ai kishte shënuar golin e katërt të kampionatit pasi kishte hyrë në fushë për herë të parë pas vdekjes të së ëmës. “Lance” tregon se fillimisht lojtari kishte zgjedhur të mos kthehej të ndihmonte mamanë e tij, Lise Gimaraesh që ishte e sëmurë me kancer. Por pas tre muajsh në Shqipëri, ai kishte marrë lajmin se situata shëndetësore e saj ishte përkeqësuar ndaj kishte udhëtuar drejt Rio De Zhaneiros. Sipas gazetës, pas vdekjes të së ëmës më 12 dhjetor, ai kishte menduar të largohej nga futbolli i luajtur.

“Bota ime u shemb. Por klubi më dha shumë mbështetje, edhe tifozët ndaj u ktheva të shtunën e kaluar”, tregoi Hygor për gazetën braziliane. “Hyra në lojë kur mbeteshin 30 minuta dhe arrita të shënoja këtë gol si homazh për mamanë time dhe ishte në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol të bukur. Desha t’i bëja një homazh asaj dhe ia dola”, tha i lumtur Hygor për median e njohur braziliane.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE