La Liga
Setien pëson humbjen e parë/ Valencia i jep leksione Barcelonës

Valencia ka fituar 2-0 në “Mestalla” ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës. Heroi i këtij takimi ishte Maximiliano Gomez, me dy golat e tij. Në pjesën e parë sulmuesi i Valencias humbi penalltinë, e cila u prit nga Ter Stegen.
Në fillim të pjesës së dytë, Gomez shënoi golin e parë, pas një goditje të bukur brenda zonës, e devijuar edhe nga Jordi Alba. Në minutën e 77′, Gomez mposhti për herë të dytë Ter Stegen me një goditje perfekte pas një aksioni model.
Kjo është humbja e parë e Setien në krye të Barcelonës. Reali ka mundësinë e artë të shkëputet me tre pikë në rast se fiton në transfertë ndaj Valladolidit. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania