Connect with Us

Zyrtare/ UEFA “përjashton” Superioren nga Liga e Europës, ja me sa klube do përfaqësohemi

Sport

Zyrtare/ UEFA “përjashton” Superioren nga Liga e Europës, ja me sa klube do përfaqësohemi

Publikuar

-

FSHF ka publikuar ditën e sotme të dhënat e raportuara nga qeveria e futbollit kontinental, UEFA, mbi formulën e kualifikimit të klubeve të gjithë Europës në kompeticionet e Champions League, Europa League dhe kompeticionit më të ri që do i japë mundësi edhe klubeve më modeste të përfaqësohen në Europë, Liga e Konferencës.

Sipas informacioneve të dhëna nga Federata Shqiptare e Futbollit, vendi ynë do të vazhdojë të përfaqësohet ende me 4 ekipe, edhe pse është shtuar një kompeticion më shumë dhe pritej që të rritej numri i klubeve, që do na përfaqësonin jashtë vendit. Ky qëndrim në vendnumëro vjen si pasojë e renditjes së kampionatit tonë, që është i 38-ti në Europë.
Një tjetër fakt, që dëmton shumë klubet e vendit tonë është se asnjë ekip nuk mund të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Europës në mënyrë direkte. Kampioni i vendit do të hyjë në raundin e parë të Champions League, ndërsa vendi i dytë, i tretë dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë janë “akomoduar” nga UEFA në raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Mundësinë e vetme që një klub i Superiores të jetë pjesë e Europa League e ka vetëm kampioni i vendit. Nëse arrin të kalojë një raund të Champions League dhe skualifikohet në raundin e dytë, kampioni i Shqipërisë bëhet pjesë e raundit të tretë të Europa League. Gjithashtu, nëse ekipi kampion arrin të shkojë në fazën “Play-Off”, apo të grupeve të Champions, do të kalojë në të njëjtën fazë të Europa League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE