Connect with Us

Dejvi Bregu gjen veten dhe zbulon të ardhmen: Ja kam lënë në dorë Takajt

Sport

Dejvi Bregu gjen veten dhe zbulon të ardhmen: Ja kam lënë në dorë Takajt

Publikuar

-

Pak tentativa dhe në fund një gol me vlerë tri pikët. Vlonjati Dejvi Bregu shënoi për fitoren e korçarëve përballë skuadrës së qytetit të tij dhe përballë një ish-ekipi, me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij. Nëse në shumë raste një “ish” ngre duart për të mos festuar në shenjë ndjese për të shkuarën, talenti i korçarëve zgjodhi të festonte e madje dhe të “shfrynte” si për të hequr ndonjë mllef ose për të dhënë ndonjë mesazh. Në fund të ndeshjes, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Bregu është pyetur për këtë dhe e ka dribluar me shumë stil dhe diplomaci.

Fitorja – Sipas vlonjatit, nuk ka më asnjë ndeshje të lehtë dhe ky fakt ishte i ditur që në start nga skuadra korçare. “Te them të drejtën, e dinim që do të ishte një ndeshje kaq e vështirë dhe impenjative. Kishim gjithë javën që prisnim një takim të tillë, siç edhe të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Pas fitores me Partizanin, ky trepikësh i radhës na bën mjaft punë pasi arritëm të kemi vijimësi. Kjo ndeshje e tregoi më së miri se nuk ka takim të lehtë dhe asnjë ndeshje nuk duhet marrë si e tillë”, është shprehur fillimisht Bregu.

Vuajtja – Skënderbeu i djeshëm ishte ndryshe nga skuadra luftarake, shumë grintoze dhe me ritëm spektakolar ndaj Partizanit. Arsyet pse, i tregon Bregu: “Patëm një ndeshje shumë intensive me Partizanin dhe ndoshta kjo ka lënë shenjën e vet te ne. Ishim të ngarkuar fizikisht pas atij sforcimi me të kuqtë. E rëndësishme është që kemi mentalitet fituesi dhe kjo ka shumë rëndësi për ne”.bandicam 2020-01-25 15-46-00-278

Shfryrja te goli – Futbollisti është pyetur pse festoi në atë mënyrë, më shumë duke shfryrë me mllef. Me shumë diplomaci, ai driblon dhe tregon fokusin real. “Për mua nuk kanë rëndësi shumë golat, por pikët që merr Skënderbeu. Është e rëndësishme që të fitojmë ndeshjen dhe shkojmë të gjithë të lumtur në shtëpi. Unë jam i fokusuar te Skënderbeu dhe nuk çoj asgjë tjetër nëpër mend.

E rëndësishme është që të jap maksimumin tim në fushë dhe të bëj mirë. Se çfarë ndodh pastaj, është e shkruar”, ka vijuar Bregu, i cili në fund ka edhe një përgjigje se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen e tij. “Të ardhmen time e di presidenti dhe e kam lënë në dorën e tij. Unë përpiqem të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe më pas në ndeshje. Nuk më shqetëson asgjë tjetër”, ka deklaruar Dejvi Bregu për gazetën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: