Connect with Us

Efekti i janarit/ Interi fillon avazin, ngec në shtëpi ndaj Cagliarit

Seria A

Efekti i janarit/ Interi fillon avazin, ngec në shtëpi ndaj Cagliarit

Publikuar

-

Inter nuk ia del të fitojë as kundër Cagliarit dhe regjistron barazimin e tretë radhazi në kampionat. Ndeshja nisi keq për ekipin e Contes. Milan Skriniar u dëmtua në minutën e 17-të dhe i la vendin Diego Godin, teksa Ashley Young debutoi me ekipin e ri.

Nicolo Barella gjeti golin e “ish”-it, por mesfushoi ishte në pozicion të parregullt dhe goli u anulua. Gjithsesi, zikaltrit shënuan sërish me anë të Lautaro Martines pas gjysmë ore lojë. Kros i bukur nga e djathta e Young dhe Lautaro kërceu bukur me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Lautaro pati një tjetër shans në fundin e pjesës së parë, por Cragno e bllokoi argjentinasin. Sensi u tregua i jashtëzakonshëm në pjesën e dytë, por topi përfundoi jashtë duke i hequr mundësinë e shënimit të një eurogoli mesfushorit vendas.

Cagliari reagoi dhe vendosi heshtjen në “San Siro”. Radja Nainggolan goditi fort nga larg, topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e fitores, por ekipi sard u mbrojt mirë dhe gjithë ndeshja u mbyll në barazim, teksa Lautaro Martinez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë dhe do të mungojë kundër Udineses.

Një tjetër hap fals i Interit, që tani mund të barazohet me pikë edhe nga Lazio e vendit të tretë, ndërsa Cagliari siguron barazimin e dyta radhazi pas atij me Brescian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Marash Kumbulla gjithnjë e më pranë Interit

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është dëshira kryesore e Inter. Merkatoja e verës pritet ta gjejë Interin si një skuadër shumë aktive, e cila synon përforcimin në disa reparte. Sipas raportimeve nga Italia, Verona mund të humbe një tjetër yll të skuadrës, pikërisht si pasojë e dëshirave të Interit. ‘Goal Italia’ shkruan se Inter ka si […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Bomba” e francezëve: Koronavirusin e solli Juventusi

Publikuar

-

Nga

Është “faji” i Juventusit nëse koronavirusi mbërriti në Francë në zonën e Lyon. Është ajo që pretendon një përgjegjës i sindikatës së mjekëve francezë, sipas të cilit sfida e Champions League mes skuadrave të Sarri e Garcia është ndeshja zero e epidemisë për shkak të tifozëve të shumtë italianë që udhëtuan për të ndjekur skuadrën […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE