La Liga
Nuk ndodhte prej dy vitesh, Messi vendos rekord negativ

Barcelona kaloi një pasdite negative dje në “Mestalla”. Kampionët e Spanjës u mundën 2-0 nga vendfasit e Valencias dhe Quieque Setien provoi humbjen e parë në stolin e ekipit katalanas.
Paraqitje e dobët e miqve, teksa Valencia humbi edhe një penallti në pjesën e parë. Ajo që ra në sy ishin tentativat e pasakta të Leo Messit. Kapiteni provoi 11-të herë të shënonte, por asnjë nga gjuajtjet e tij drejt portës vendase nuk preku rrjetën.
Diçka e tillë nuk ndodhte prej dhjetorit të vitit 2017. Barcelona përballej me Deportivo La Coruna dhe ylli argjentinas provonte 11-të herë, por pa ia dalë të gjente golin. Real Madrid mund të dalë i vetëm në krye sonte në mbrëmje (luan me Valladolid), teksa ekipit katalanas i duhet të reagojë sa më shpejt.
11 – Lionel Messi has had more shots without scoring in a single #LaLiga's game in his Barcelona's career (eleven, level with vs Deportivo de La Coruña at Camp Nou in December 2017). Dismay#FCBarcelona#LaLigaSantander pic.twitter.com/GdOam5HoNj
— OptaJose (@OptaJose) January 25, 2020