Connect with Us

Rrahmani me Kumbullën bëjnë me krahë Veronën, afrohet me zonën e Europës

Seria A

Rrahmani me Kumbullën bëjnë me krahë Veronën, afrohet me zonën e Europës

Publikuar

-

Verona është padyshim skuadra e momentit në Seria A italiane.

Ekipi ku aktivizohen edhe dy mbrojtësit shqiptare, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla kanë marrë maksimumin në shtëpi përballë Lecce, duke konfirmuar ecurinë pozitive në këtë kampionat.

Golat e Dawidowicz, Pessina dhe Pazzini i dhanë fitoren e radhës ekipit veronez, që shënon për herë të parë pas 29 vitesh në Seria A në 11 ndeshje me radhë. Kjo ishte fitorja e 8-të në 20 javët e para, me Hellas që e shikon veten në vendin e nëntë tashmë me 29 pikë, 2 më pak se pozicioni që të dërgon në Europë në fund të sezonit.

Megjithatë, shanset janë, pasi Verona numëron 1 ndeshje më pak se kundërshtarët, pikërisht atë ndaj Lazios. Fitore komode mori edhe Parma, që likujdoi 2-0 Udinesen. Gagliolo dhe Kulusevski shënuan golat e fitores që në pjesën e parë.

Vetëm barazim në takimin mes Sampdorias dhe Sassuolës, me dy ekipet që vijojnë të notojnë në ujëra të turbullta shumë afër zonës së ftohtë në klasifikim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Vështirë të rifillojë kampionati”, Etrit Berisha: Ju tregoj situatën në qytetin tim

Publikuar

-

Nga

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha, ndodhet i izoluar prej disa javësh në Itali, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në një prononcim në “skype” nga shtëpia, për emisionin “Sport Total”, gardiani shqiptar ka folur për këtë situatë të jashtëzakonshme, duke iu bërë apel të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo e vetmja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia në kaos/ Igali Tare nuk e ka problem, gati të heq dorë nga rroga

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për “Sport1”. Tema e parë kishte të bënte me shkurtimin e rrogave të futbollistëve përballë emergjencës aktuale. “Duhet ende ta mendojmë. Futbollistët tanë janë në kontakt mes tyre, por nuk kemi biseduar ende. Por, e mendoj dhe se shumë shpejt edhe ne drejtuesit dhe stafi […]

LEXO TE PLOTE