Connect with Us

Video/ Dy supergola, talentet shqiptarë dhurojnë spektakël në kampionat

Sport

Video/ Dy supergola, talentet shqiptarë dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Dy talentet e Kosovës, Idriz Voca dhe Florent Hasani, kanë shënuar supergola për skuadrat e tyre. Voca, i cili mbron fanellën e Luzern, shënoi një eurogol në kampionatin zviceran të futbollit, në atë fitore 2-3 të skuadrës së tij përballë Zurich.

Voca shënoi golin e parë të kësaj sfide, në minutën e 13-të. Pas një topi të kthyer nga mbrojtja kundërshtare, 22 vjeçari nuk mendohet dy herë dhe lëshon një silurë me të djathtën, duke shtangur portierin vendas.

Ndërsa Hasani, po shkëlqen në Hungari. 22 vjeçari gjeti rrjetën në takimin kundër Zalaegerszegi, në atë fitore 1-3 të ekipit të tij, DVKT. Ekipi i Hasanit po vuante në minutat e fundit dhe rrezikoi disa herë të barazohej, por talenti kosovar shënon në sekondat e fundit të sfidës dhe i jep qetësinë e duhur ekipit të tij, që merr tri pikë të rëndësishme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video skandali/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”. Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam. Ata kanë prishur […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE