Sport
Video: Fëmija shpërthen në lot kur sheh kampionin e botës pas tij

Është vetëm 21-vjeç, por që tani Kylian Mbappe është kthyer në kandidatin kryesor për të thyer dominimin shumëvjeçar të dyshes së yjeve Ronaldo-Messi.
Mbappe, përveçse është një futbollist i shkëlqyer, ai po tregon se është edhe një njeri i madh. Në ndeshjen e fundit të PSG, të fituar 3-0 ndaj skuadrës së Reims në Kupën e Francës, Mbappe u bë protagonist ende pa nisur ndeshja.
Një nga fëmijët u emocionua dhe shpërtheu në lot, kur pa se pas tij ishte një kampion si Mbappe. Megjithatë, sulmuesi u mundua ta qetësojë djalin e vogël, duke treguar thjeshtësinë e tij.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania