Connect with Us

Agjenti zbulon të ardhmen e Hysajt, ja çfarë do të ndodhë me shqiptarin

Kombëtare

Agjenti zbulon të ardhmen e Hysajt, ja çfarë do të ndodhë me shqiptarin

Publikuar

-

Elseid Hysaj me ardhjen e Gatuzos ka nisur të luajë dhe arrijë nivelin e tij të zakonshëm. Mbrëmjen e kaluar ylli i kombëtares sonë dhuroi një ndeshje mjaft të mirë edh pse përballë kishte një nga kundërshtarët më të frikshëm të botës, Kristiano Ronaldon.

Sakaq, e ardhmja e tij te Napoli është akoma në dyshim, me agjentin e shkodranit, që vazhdon të dërgojë sinjale te drejtuesit se Hysaj dëshiron të qëndrojë në “Sao Paolo” dhe sinjalizom klubin të ndërmarrë hapa konkretë.

Në një intervistë për mediet italiane, Mario Xhufredi deklaron se Gatuzo ka dhënë dakordësinë e tij për rinovimin me Hysajn. Ai konfirmon se kanë nisur bisedimet e para për zgjatjen e kontratës, por deklaron se nëse nuk zgjidhet gjithçka përpara fundit të muajit shkurt, Hysaj do të shitet në verë.

“Hysaj me Gatuzon ka rifituar besimin dhe është rikthyer të shprehë nivelin e tij normal. Ai e demonstroi këtë edhe ditën e djeshme ndaj ish mentorit të tij, Mauricio Sarri. Gatuzo është shprehur pozitivisht rreth rinovimit të kontratës dhe ne po flasim rreth kësaj çështje. Nëse marrëveshja arrihet deri në fund të muajit shkurt, ai do qëndrojë. Në rast të kundërt Hysaj do të shitet në qershor”, u shpreh Xhufredi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE