Connect with Us

De Biazi: Nëse më thërret Duka te Shqipëria jam gjithmonë gati

Kombëtare

De Biazi: Nëse më thërret Duka te Shqipëria jam gjithmonë gati

Publikuar

-

Ish trajneri i kombëtares Gianni De Biasi është ndalur të rikujtoje edhe njëherë gjithçka mund të përmirësonte ne përzgjedhjet e tij për Europianin e 2016 e ndër të tjera foli për marrëdhënien e tij e ata që mund të kenë mbetur të pakënaqur nga lista e futbollistëve që përfaqësuan ngjyrat kuq e zi ne Francë.

“Sigurisht kur bëra përzgjedhjen e futbollisteve mund të kem lënë ndonjë të pakënaqur. Nëse flas 3 vite më pas duke parë performancën e tyre atëherë mund të ftoja Rrahmanin, Rashicen apo edhe Gjimshitin që po ia del të bëjë mjaft mirë tek Atalanta.

Me Salihin kam një raport të mirë, normal që ai nuk e përjetoi mirë faktin që nuk luajti në Europian duke pasur parasysh sa shumë ka dhënë për kombëtaren shqiptare, por sipas meje në atë moment kishte futbollistë të tjerë që mund të jepnin diçka më tepër për ekipin”, shprehet Gianni De Biasi.

Nëse Duka iu telefonin do iu thotë se do largoj Rejën dhe duhet të ktheheni serish ju, si do përgjigjeshit?

“Pyetje e bukur. Nuk mendoj se presidenti do e bënte këtë me Rejen të cilit i uroj me shpirt të bëjë mirë me Shqipërinë, gjithsesi unë i kam gjithmonë krahët dhe derën e hapur për Shqipërinë”, shprehet De Biasi.

“Kam ikur për të mos marrë të tilla vendime. Janë dy portier shumë të zotë. Unë do zgjidhja në bazë të performancës aktuale, cili është më në formë luan rregullisht dhe po ndihmon klubin e tij”, tha ai.

Partizani është klubi që këtë sezon ka zgjedhur 2 herë trajner Italian në krye, ju cilin do zgjidhnit?

“Unë nuk jam as presidenti dhe as drejtori i Partizanit, nëse do isha drejtor i përgjithshëm do vendosja mes Lerdës e Sormanit por duke pasur parasysh që drejtor është Olsi atëherë është i vështirë ky post për mua”, shton ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE