Connect with Us

Kërcënon hapur Kapllanaj: Mos u çuditsni kur kampionati të mbetet me 9 ekipe

Sport

Kërcënon hapur Kapllanaj: Mos u çuditsni kur kampionati të mbetet me 9 ekipe

Publikuar

-

Dy humbjet e fundit në kampionat, kanë trazuar ambientin në kampin e Bylisit dhe presidenti Besnik Kapllanaj u shpreh për emisionin “Pressing” se kampionati mund të vazhdojë me 9 skuadra nëse nuk merren masa.

Situata te klubi ynë është bërë e vështirë sepse ka dy ndeshje ku flasin faktet. Nuk e di as unë vetë si do të vazhdojë situata. Duke pasur parasysh që jam president, jemi familje e madhe me 5 vëllezër dhe kur marrim vendim, marrim 5 bashkë. Të them të vërtetën Bylisi ka pasur probleme edhe më parë. Do të ishim kryesues sepse na mungojnë 13 pikë dhe ua jap me fakte.

Deri më tani kemi ndjekur një politikë, duke mos folur por duke bërë analizë. Kur bëhet 2 herë rresht brenda një jave, bëhet e pakalueshme. Presim reagim nga institucioni. Shpresoj që të mblidhet dhe të merret në konsideratë ajo që ka ndodhur. Duke parë dy ndeshjet e fundit, dua të analizohen dhe në ndeshjen e fundit them me bindje që të shihnim rastet mendoj se ka arbitrim jo padashje por tendencioz me një arbitër që nuk është hera e parë. Laver Alla erdhi me paramendim dhe ai e di pse erdhi në këtë vendim. Nuk e di nga po vijnë.

Bylisi në Europë? Bylisi ka bërë garë të ndershme dhe është “Fair Play” në çdo drejtim. Këtë e dinë të gjithë dhe ka nisur pak si keq ky vit. Normalisht ne duam të zgjidhim gjërat nga institucioni dhe dua të merren masa.

Kontakte me titullarë të insititucionit? Kemi pasur dhe do të kemi. Nuk e di çfarë do të bëhet. Mos të duket çudi që kampionati të vazhdojë me 9 skuadra. Këtu ka 10 ekipe por Bylisi nuk është ekip i paprekur. Ka ekipe që nuk preken asnjëherë. Kjo mund të ndodhë sepse Bylisi vjen nga një qytezë e vogël dhe është penalizuar shumë. Nuk kam ardhur për të folur.

Kampionati me 10 skuadra? Kërkojmë asgjë më tepër se drejtësi. Duam arbitrim korrekt dhe korrektësi do të kemi kur të merren masa. Iku ndeshja e parë, Ok. Por kjo ndeshje me Laver Allën duhet folur në detaje. Kemi bërë kallëzim në Prokurori për arbitrin dhe do të merret avokati për ndeshjen e djeshme”, tha Kapllanaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE