Connect with Us

Po mahnit Spanjën me golat e tij, Armando Sadiku befason me deklaratën

La Liga

Po mahnit Spanjën me golat e tij, Armando Sadiku befason me deklaratën

Publikuar

-

Armando Sadiku ishte sërish protagonist i Malagës në sfidën e djeshme që ekipi i tij luante përballë Mirandes. Sulmuesi i Kombëtares ia doli të shënonte një gol të bukur, mirëpo rrjeta e tij nuk mjaftoi për t’i dhuruar Malagës fitoren me takimin që u mbyll në barazim me rezultatin 2-2. Pas ndeshjes, 28-vjeçari u shpreh se ndihet komod me skemën me dy sulmues por nuk e ka problem të luaj edhe i vetëm, pasi ai zbaton urdhrat e trajnerit.

Sakaq, Sadiku shpreson që të vazhdojë të shënojë rregullisht, teksa regjistroi golin e nëntë sezonal. “Kishim gjithçka nën kontroll në pjesën e parë, ata thuajse nuk bënë asgjë. Por, gabuam dy herë me dy gabime njerëzore dhe në fund morëm vetëm një pikë. Goli? Mora një pasim të mirë dhe godita me të parën, ishte një gol i bukur. Të shohim, shpresoj të shënoj vazhdimisht në çdo ndeshje për të ndihmuar ekipin. Por, mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, jo më shumë”.

Skema me dy sulmues? “Jam komod me dy sulmues, por edhe me një për mua është njësoj. Interpretoj atë që më thotë trajneri dhe kaq. Luftoj për ekipin tim”. Sakaq, Malaga golin e parë e realizoi me penallti dhe zakonisht nga pika e bardhë paraqitet Sadiku, mirëpo dje shënoi Adrian. Por, për sulmuesin ky nuk është një problem, pasi mjafton të shënoj skuadra. “Nuk ka ndodhur asgjë, e rëndësishme është të shënojmë”, u shpreh Sadiku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Perez “heq qafe” dështakun e madh dhe përgatit 126 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Publikuar

-

Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje 126 milionë euro. Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE