Connect with Us

Stadiumi “Air Albania” dhe 8.2 milionë euro në vit, Duka i surprizon të gjithë me rrëfimin special

Kombëtare

Stadiumi “Air Albania” dhe 8.2 milionë euro në vit, Duka i surprizon të gjithë me rrëfimin special

Publikuar

-

Armand Duka ka pasur një rrëfim ndryshe, teksa është ndalur më shumë në aspektin ekonomik. Në intervistën për “Monitor”, Duka ka treguar shumë aspekte që lidhen me botën e futbollit dhe jo vetëm.

Sporti i futbollit nuk është vetëm një lojë dhe si e tillë ndikon shumë aspekti financiar, me futbollin që ka pasur progres në këto vite. 57 vjeçari i Federatës Shqiptare të Futbollit është ndalur edhe te stadiumi i ri “Air Albania”, duke treguar se falë tij futbolli do të arrë tjetër zhvillim edhe në karakterin social.

“Mund të konfirmoj se shifrat që siguron futbolli shqiptar, kanë ardhur në rritje në dekadën e fundit. Këtu mendoj se duhet të bëjmë një ndarje mes buxheteve të FSHF dhe atyre të klubeve. Buxheti vjetor i Federatës së Futbollit është 8.2 milionë euro. Ndërsa nëse do flasim për klubet, në Kategorinë Superiore, variojnë nga 400 mijë Euro deri në 1.2 milionë Euro për secilin prej tyre. Në kategoritë e mëposhtme kemi buxhete modeste, sepse shumica dërrmuese e tyre menaxhohen nga qeverisja vendore, pra bashkitë janë aksonerët kryesorë të shoqërive.

Vlera e shtuar e stadiumit tonë të ri, është e gjithëanshme. Nëse do ta specifikoja, mendoj se vlera mbi të gjitha është sociale, profesionale dhe ekonomike. Që t’i marr me radhë: Air Albania Stadium është një vlerë sociale, sepse krijon një ambjent të ri, atmosferë të re, për 22 mijë sportdashës, si kurrë më parë në Shqipëri. Ky impiant e kthen një ndeshje futbolli në një festival, në një vend argëtimi, në një vend ku mund të shkosh me familjen e veçanërisht me fëmijët. Nga ana tjetër, vlera e shtuar është profesionale.

Arkëtimet në favor të futbollit shqiptar përgjatë një viti, duke përfshirë të gjitha eventet sportive të mundshme të kombëtares, klubeve në kampionat dhe kupë arrijnë një pritshmëri prej 1.5 milionë euro ndërkohë këtu mund të shtojmë edhe të ardhurat nga e drejta e emrit të stadiumit, shitja e skybox-eve etj. një vlerë rreth 900 mijë euro.

Vlera e Kombëtares? Është vështirë të flitet për shifra në një treg të ndryshueshëm përditë. Por sipas vlerësimit tonë, kombëtarja jonë aktualisht ka një vlerë deri në 90 milionë Euro. Vlera e djemve tanë ka ardhur në rritje, nisur edhe nga mbështetja dhe prioriteti që ne i kemi dhënë kombëtares. Kualifikimi në Euro2016, solli më pas edhe një rritje të nivelit të djemve që sot derdhin djersë në klubet më të mira të Evropës. Nëse do bëja një parashikim dhe duke gjykuar të punojmë të gjithë edhe më shumë, mendoj se në pesë vitet e ardhshme mund të kemi një vlerë të dhjetëfishuar“, ka thënë mes të tjerash kreu i FSHF-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE