Connect with Us

E trishtë/ Video: 17 vjeçari debuton me ekipin e zemrës, por thyen këmbën

Sport

E trishtë/ Video: 17 vjeçari debuton me ekipin e zemrës, por thyen këmbën

Publikuar

-

Eugenio Pizzuto është vetëm 17 vjeç, luan në rolin e mesfushorit dhe dy ditë më parë plotësoi ëndrrën për të debutuar si profesionist me ekipin e parë të Pachuca në elitën e futbollit meksikan. Adoleshenti u fut në fushë në minutën e 59-të, por lumturia e madhe e debutimit u kthye në një makth.

Mjaftuan nëntë minuta lojë dhe Pizzuto pësoi një dëmtim të tmerrshëm. Djaloshi i talentuar u zgjat për të kapur një top në mesfushë, por sakrifica e tij qëlloi fatale. Dëmtim i rëndë dhe u desh ndërhyrja e barelës për ta nxjerrë nga fusha. Imazhe shokuese dhe Pachuca lajmëroi se Pizzuto ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju.

Për momentin do të qëndrojë katër muaj jashtë fushave. Një debutim për t’u harruar, dëmtim atëherë kur nuk duhej, por mosha e re i lejon që të përqendrohet te rikuperimi dhe tifozët shpresojnë që ai të rikthehet edhe më i fortë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: