Connect with Us

Goli i dyshimtë në Kukësi-Partizani, flet arbitri pas porte: Topi e kaloi vijën!

Sport

Goli i dyshimtë në Kukësi-Partizani, flet arbitri pas porte: Topi e kaloi vijën!

Publikuar

-

“A e kaloi topi vijën fatale apo jo”? Kjo është pyetja që është bërë më së shumti në radhët e tifozëve të Partizanit dhe atyre të Kukësit… Çështje në fakt që ka ngjallur edhe debat të ashpër jo vetëm mes tifozëve, por edhe specialistëve të gjykimit. Mandej pas kësaj lindin “teoritë konspirative” se mund të ketë qenë i qëllimshëm vendimi për ta quajtur gol. Por këtë e kundërshton një tjetër episod, penalltia e pastër e padhënë në minutën e 74-t për Kukësin, kur Idrizaj preku topin me dorë pas gjuajtjes së Rrocës.

Dilema pa fund për atë gol që vendosi kryendeshjen Kukësi-Partizani, por askush nuk thotë dot me siguri nëse ishte gol apo jo. Përveç Klodian Shahinit, gjyqtarit pas porte… Ai e vulosi fatin e atij episodi duke e konsideruar gol të rregullt. Gjyqtari i Kolegjiumit të Durrësit nuk u mendua dy herë dhe e bindi kryesorin Hamiti që ta konsideronte gol të rregullt. Gazeta kontaktoi vetë me arbitrin që ishte pas porte. Pas një hezitimi të lodhshëm për ta bindur të flasë sadopak për atë episod, Shahini pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të “Panorama Sport”.

Klodian, çfarë ndodhi tek ai episod?

Ju lutem, mos më vendosni në vështirësi. Rregullorja nuk më lejon të prononcohem për mediat.

Rregullorja nuk ju lejon të flisni gjithnjë, por një përjashtim mund të bëhet duke qenë se është rast specifik. Nuk do të ishit as i pari dhe as i fundit, apo jo? 

Të jeni të bindur se unë kam vepruar me ndërgjegje të pastër dhe me besim të plotë aty, sepse isha maksimalisht i përqendruar. Por nëse flas për ju, i bie të ndëshkohem nga shefat e mi. Më mirëkuptoni!

Shikoni, nuk ka as pamje të qarta, as “goal line technology”, kështu që i vetmi që mund të hedhë pak dritë mbi këtë ngjarje jeni ju. Nuk po nxirrni ndonjë sekret shtetëror… 

Jua thashë një herë që isha shumë i sigurt në vendimin tim.

A e kaloi vijën fatale topi apo jo? 

Po, e kaloi.

Sa i sigurt jeni?

100 % i sigurt. Isha i përqendruar maksimalisht dhe po ju them se nuk kam asnjë dilemë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nga Balaj te Çikalleshi, Tirana publikon “perlat” e vitit 2012 (video)

Publikuar

-

Tirana këtë verë ka ditëlindjen e 100-të dhe festimet kanë nisur që tani në këto ditë, që po i përjetojmë në karantinë. Mediet sociale janë opsioni më i mirë për të komunikuar me publikun në këtë periudhë dhe Tirana ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke publikuar disa nga golat më të bukur mes […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Dy sulmuesit e kampionatit tonë e kalojnë karantinën në mal, bashkë me Elvana Gjatën (video)

Publikuar

-

Futbollistët që jetojnë në periferi kanë më shumë mundësi që të stërviten gjatë kësaj periudhe, ku edhe lëvizja e njerëzve është shumë e kufizuar. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të ashpra, kryesisht në qytete. Gjithsesi futbollistët kanë gjetur mënyra dhe vende ku të ushtrohen. Redon Xhixha, sulmuesi i Laçit dhe […]

LEXO TE PLOTE

Sport

As karantina nuk i ndan dot Abazajn dhe Dokën/ Sulmuesi i Kukësit “kuzhinier” posaçërisht për mbrojtësin e bardhebluve (video)

Publikuar

-

Karantina na ka mësuar të bëjmë disa gjëra që më parë i bënim rrallë, ose nuk i bënim fare dhe na ka bashkuar me njerëzit e afërt, duke kaluar kohë të bukura me ta. Kristal Abazaj dhe Albi Doka janë shokë të ngushtë prej vitesh dhe herë pas here kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Mesa duket […]

LEXO TE PLOTE