Seria A
Ronaldo tërbohet pas humbjes ndaj Napolit, ja çfarë bëri në dhomat e zhveshjes

Humbja e fundit në kampionat kundër Napolit është përjetuar shumë keq në kampion juventin, sidomos nga ana e Cristiano Ronaldos. Ekipi i Maurizio Sarrit nuk përfitoi nga barazimet e Interit dhe Lazios për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të Serie A.
Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të dobët dhe kjo gjë e ka tërbuar keq yllin portugez. Sipas mediave italiane, 34-vjeçari ka qenë tepër i acaruar në fund të ndeshjes më lojën e shokëve të skuadrës.
Ronaldos nuk i ka pëlqyer qëndrimi i tyre në këtë ndeshje të rëndësishme dhe diçka e tillë është pasqyruar në dhomat e zhveshjes. Ai iu ka shprehur pakënaqësinë haptazi shokëve të tij dhe ka kërkuar që kjo mos të ndodhë sërish.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania