Connect with Us

Taipi, Junior, Pere/ Kukësi, Vllaznia dhe Skënderbeu godasin në merkato

Sport

Taipi, Junior, Pere/ Kukësi, Vllaznia dhe Skënderbeu godasin në merkato

Publikuar

-

Merkato ende nuk është mbyllur dhe disa prej skuadrave të Superiores po tentojnë të bëjnë afrimet e fundit. Kukësi i vendit të parë, edhe pse është i kompletuar dhe nuk shikohet e domosdoshme që të ketë lëvizje në hyrje, ka nisur bisedimet me një mesfushor cilësor.

“Panorama Sport” shkruan se drejtuesit e Kukësit po flasin me mesfushorin Gjelbrim Taipi. Edhe në verë pati tentativa për të arritur një marrëveshje, madje Taipi edhe u takua me presidentin e Kukësit, Safet Gjici. Atëherë nuk pati akord dhe tashmë ka sërish tentativa për të bashkëpunuar.

Pjesën e parë të sezonit mesfushori u aktivizua në Challenge League në Zvicër. Taipi zbriti në fushë në 12 takime (10 titullar) me Winterfurth dhe tashmë rikthehet opsioni Superiore për të, madje me mundësinë që në fund të sezonit të festojë titullin kampion.

MERKATO NË SHKODËR DHE KORÇË – Vllaznia afroi këtë muaj dy lojtarë për sulmin dhe duket se nuk do të ndalet me kaq. E njëjta gazetë raporton se shkodranët kanë arritur akordin me një sulmues të njohur për kuqeblutë. Bëhet fjalë për brazilianin Silvio Junior, i cili vjet me fanellën e Vllaznisë shënoi 11 gola në kampionat.

Këtë verë zgjodhi të pranonte një ofertë nga Sllovakia. Me Zlate Moravce ka shënuar vetëm një gol, ndërkohë që shqetësimi kryesor për sulmuesin 25-vjeçar kanë qenë minutat. Nga 12 takime që është aktivizuar në total, Junior vetëm një herë e ka nisur nga fillimi dhe Superiorja është një opsion i mirë për të.

Në Korçë problemi kryesor gjatë pjesës së parë të sezonit ka qenë mbrojtja. Kështu, te Skënderbeu afruan Eni Imamin dhe presin të rikthehet edhe Bajram Jashanica. Kampionati është i gjatë dhe drejtuesit kanë rënë dakord me një tjetër mbrojtës. Nga Pogradeci është marrë 28-vjeçari Miklovan Pere, i cili do të jetë një alternativë për trajnerin Daja në vazhdim. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Muça jep zgjidhjen: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin në këto momente

Publikuar

-

Nga

Do të ishte titulli i parë për ekipin e Beratit në elitën e futbollit shqiptar, por në fakt u fitua nga Tirana e cila festoi të 19-tin. Nëse për beratasit, ndeshja shtesë është e kontestuar dhe sipas tyre u manipulua rregullorja, për kampin bardheblu të asaj kohe, kjo është e papranueshme. Shkëlqim Muça, ish-trajneri i […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka i thur elozhe Ramës: Gjesti më i bukur, ndihem krenar

Publikuar

-

Nga

Gjesti më i bukur i këtyre ditëve dhe që ka bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri dhe në Itali, ishte padyshim dërgimi i 30 mjekëve nga ana jonë. Ashtu siç do të shprehej edhe vetë Rama, kjo ishte një simbolikë e qartë se pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe i varfër, nuk harrojmë […]

LEXO TE PLOTE