Connect with Us

Ish-kapiteni i Romës maskohet dhe futet mes tifozëve/ Arsyeja? Do të befasoheni

Seria A

Ish-kapiteni i Romës maskohet dhe futet mes tifozëve/ Arsyeja? Do të befasoheni

Publikuar

-

Ish-mesfushori i Romës, Daniele de Rossi ka realizuar ëndrrën e tij për të shkuar dhe për të parë derbin me tifozët.

Edhe pse u largua nga verdhekuqtë gjatë merkatos së verës, italiani nuk e harron për asnjë moment klubin ku u rrit.

Ai shfrytëzoi rastin për të ndjekur nga afër derbin e parë të kryeqytetit italian dhe këtë e bëri mes tifozëve të Romës. Një emocion mjaft i veçantë ky, që i duhej edhe një transformim total.

“Ja çfarë ndodh kur burri juaj vendos të shkojë në cepin jugor për të përmbushur ëndrrën e tij dhe të shohë derbin! Ne humbëm një pasdite të tërë, orë të tërë duke u rregulluar me make-up, traumatizuam fëmijët, por ai ishte i lumtur si fëmijë ”, shkruan gruaja e De Rossit, Sara Felberbaum në “Instagram”.

De Rossi shkoi të shikojë derbin mes Romës dhe Lazios, i mbyllur në barazim mes tifozëve verdhekuq së bashku me aktorin Valerio Mastandrea.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Propozim unik nga Italia/ Të anulohet kampionati, titulli t’i shkojë… mjekëve

Publikuar

-

Nga

Teksa Koronavirusi ka gjynjëzuar botën e sportit, një propozim unik vjen nga Italia. Të anulohet kampionati dhe titulli t’i dorëzohet Serxhio Matarella, presidentit të Republikës, në mënyrë që ky i fundit t’ia jap mjekëve dhe infermierëve. Ky është propozimi origjinal që vjen nga volejbolli i femrave në Itali. Kjo është ideja e një prej presidentëve […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Fatale të mos rinisë kampionati”, Igli Tare: Nuk më vjen çudi nëse…

Publikuar

-

Nga

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare e gjykon si fatale hipotezën nëse kampionati italian nuk do të vazhdonte. Në një prononcim për “Tuttosport”, zyrtari i klubit bardhekaltër thekson se nuk i bën përshtypje fakti nëse merkatoja e futbollit mbetet e hapur deri në fund të dimrit. Për sa i përket kampionatit italian, Tare shpreh hapur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Legjenda e Milanit bën krahasimin: Koronavirusi si Çernobili, isha 7 vjeç kur…

Publikuar

-

“Jam në Londër, për gati 10 ditë jemi mbyllur në shtëpi, e jetojmë këtë moment të vështirë me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mjekëve mundësinë për të bërë sa më mirë punën e tyre. Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë të […]

LEXO TE PLOTE