Seria A
Mirupafshim Milan/ Piatek shokon tifozët me ekipin e ri

Krzysztov Piatek. është shumë pranë largimit nga Milani. Sky Sport Italia raporton se për sulmuesin polak ka ardhur një ofertë e fundit nga gjermanët e Hertha Berlin, të cilët i ofrojnë Milanit 27 milionë euro.
Piatek ka ngrohur më shumë stolin këtë sezon, ndërsa pas ardhjes së Ibrahimovicit i janë ngushtuar akoma edhe më shumë hapësirat.
Milani kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij, për të cilin pagoi vjet 35 milionë euro te Genoa, por deri tani oferta më e mirë që ka ardhur është kjo e Hertha Berlinit. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania