Connect with Us

“Mund të shkoja te Juventusi, por zemra më rrihte për Interin”

Seria A

“Mund të shkoja te Juventusi, por zemra më rrihte për Interin”

Publikuar

-

Romelu Lukaku është sot referenca ofensive e Interit, por a ju kujtohet se çfarë ndodhte në verë? Përpara gjigantit belg shtrohej një rrugë tjetër, ajo për në Torino. Gjasat ishin që ai të vishte fanellën e Juventusit si pjesë e një shkëmbimi, me Paulo Dybala në udhëtimin e kundërt, drejt Manchester United. E gjitha kjo ishte e vërtetë, siç konfirmohet edhe nga vetë Lukaku në një bisedë me Paul Gilmour të “Sky Sports UK”.

Sipas këtij të fundit, Lukaku mund të kishte veshur fanellën e Juventusit. Sidoqoftë, kundër vullnetit të tij. Vetë sulmuesi shpjegon: “Unë e dija që do të largohesha nga Manchester United. Kisha dy mundësi: të shkoja në Torino, ose të vija këtu në Milano. Në fakt, unë dëshiroja të bashkohesha me Interin. Kur agjenti im më tha se kjo gjë u realizua, u gëzova pa masë”.

Pjesa tjetër është histori: Lukaku u bë një lojtar i paprekshëm i Interit në këtë sezon, gjithashtu edhe për mungesë alternative. Në modulin 3-5-2 të trajnerit Conte, belgu është një partner i përsosur për Lautaro Martinez. Tashmë, në llogarinë e tij janë 14 gola të shënuar në kampionat, plus dy të tjerë në Ligën e Kampionëve. Me gjithë respektin e duhur ndaj Juventusit, Lukaku ka gjetur “tokën e premtuar” te zikaltrit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: