Connect with Us

Nuk do të humbë Europianin me Italinë/ Futbollisti i njohur bën sakrificën e madhe në karrierë

Seria A

Nuk do të humbë Europianin me Italinë/ Futbollisti i njohur bën sakrificën e madhe në karrierë

Publikuar

-

Alesandro Florenci nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga klubi i Romës. Edhe pse bëhet fjalë për kapitenin e tyre, verdhekuqtë kanë mbështetur vendimin e trajnerit Fonseka për ta lënë futbollistin jashtë planeve.

Kështu, 28-vjeçari i cili nuk ka një vend titullari në kryeqytet, preferon të largohet për të mos humbur formën para një eventi të rëndësishëm si Europiani, ku kërkon të jetë protagonist me Italinë.

Nga Spanja, Valencia është e gatshme t’i dhurojë postin në krahun e majtë të mbrojtjes, ndaj Roma dhe klubi andaluzian duke qenë se në merkato nuk ka edhe shumë kohë, po ulin pretendimet. Florenci pritet të transferohet nëpërmjet një formule të thjeshtë huazimi, pa të drejtë apo detyrim blerje, teksa më pas palët duhet bisedojnë sërish në fund të sezonit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: