Connect with Us

Nuk jam larguar kurrë/ Ibrahimovic me mesazh të madh pas fitores së Milanit

Seria A

Nuk jam larguar kurrë/ Ibrahimovic me mesazh të madh pas fitores së Milanit

Publikuar

-

Milan mori një fitore të vështirë përballë Torinos, duke siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, një sukses që është shoqëruar edhe me një mesazh nga Zlatan Ibrahimovic: “Nuk jam larguar kurrë”. Një mesazh i thjeshtë por shumë domethënës i “bomberit” suedez. Një mesazh që tregon qartë se, pavarësisht qëndrimit për 7 vite larg “San Siros”, sulmuesi ka qenë gjithmonë pranë tifozëve dhe skuadrës.

Që prej momentit kur është rikthyer Ibra, kuqezinjtë kanë ndryshuar jo pak, tri fitore radhazi në kampionat dhe një në Kupë, janë plot katër suksese radhazi që kanë rikthyer optimizmin në kampin e Milanit dhe sigurisht që ardhja e Ibrës ka dhënë menjëherë efektet e saj. Karizma e suedezit e sigurisht edhe natyra e tij prej lideri kanë rezultuar efikase.

Pas asaj disfate të turpshme 5-0 kundër Atalantës, Milani ka në total 6 rezultate radhazi pozitive mes Kupës dhe kampionatit. Barazim me Sampadorian dhe më pas 5 fitore radhazi, kundër Cagliarit, SPAL-it, Udineses, Brescias dhe Torinos. Tashmë kuqezinjtë janë në pritje të derbit të Madoninnës, shansi perfekt për të treguar se efekti “Ibra” nuk është thjesht një iluzion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Vështirë të rifillojë kampionati”, Etrit Berisha: Ju tregoj situatën në qytetin tim

Publikuar

-

Nga

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha, ndodhet i izoluar prej disa javësh në Itali, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në një prononcim në “skype” nga shtëpia, për emisionin “Sport Total”, gardiani shqiptar ka folur për këtë situatë të jashtëzakonshme, duke iu bërë apel të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo e vetmja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia në kaos/ Igali Tare nuk e ka problem, gati të heq dorë nga rroga

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për “Sport1”. Tema e parë kishte të bënte me shkurtimin e rrogave të futbollistëve përballë emergjencës aktuale. “Duhet ende ta mendojmë. Futbollistët tanë janë në kontakt mes tyre, por nuk kemi biseduar ende. Por, e mendoj dhe se shumë shpejt edhe ne drejtuesit dhe stafi […]

LEXO TE PLOTE