Premier Liga
Plas keq/ Tifozët sulmojnë shtëpinë e shefit ekzekutiv të Man. United

Një grup tifozësh të Manchester United sulmuan me bomba tymuese dhe fishekzjarrë shtëpinë e shefit ekzekutiv të klubit, Ed Woodward.
Më shumë se 20 tifozë të maskuar, të cilët mendohet të jenë pjesë e grupimit të njohur “Burrat në të zeza” vandalizuan dhe shkruan parulla fyese në muret e shtëpisë 2 milionë paundshe në Cheshire.
Sipas të dhënave, Ed Woodward, bashkëshortja dhe binjakët 6-vjeçarë nuk ishin në shtëpi në momentin e incidentit. Kur fansat e inatosur panë se nuk patën përgjigje nga ana e shefit ekzekutiv të Manchester United, hodhën tymuese në drejtim të ndërtesës dhe shkruajtën parulla fyese në derën kryesore.
Fansat e United e akuzojnë Ed Woodward për rezultatet e dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit dhe kërkojnë largimin e tij.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania