La Liga
Kupa e Mbretit/ Barcelona kualifikohet me “manita”, Messi prek historinë

Barcelona nuk has asnjë vështirësi përballë Leganes dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Ekipi katalanas fitoi në shtëpi me rezultatin e thellë 5-0.
Pjesa e parë u zgjidh nga dy francezë. Griezmann dhe Lenglet (asist i Messit) i dhuruan ekipit të Setien avantazhin e dyfishtë. Në pjesën e dytë u ngjit në skenë kapiteni.
Leo Messi shënoi dy herë, teksa realizoi edhe braziliani Arthur. Te goli i parë Messi u tregua fantastik midis shumë mbrojtësve të Leganes, por pati fat në goditjen drejt portës.
Në të dytin mori një asist të bukur nga Rakitic, shmangu portierin mik, dërgoi topin në rrjetë, vulosi fitoren me “manita” e 500-ta me Barcelonën.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania