Connect with Us

Sot dita e fundit e merkatos, Kukësi ka gati super goditjen e madhe

Sport

Sot dita e fundit e merkatos, Kukësi ka gati super goditjen e madhe

Publikuar

-

Merkatoja mbyllet sot, por Kukësi nuk ka bërë ende asnjë blerje. Edhe pse Shpëtim Duro e ka thënë shpeshherë që do ta donte një zëvendësues për Mirlind Dakun, klubi nuk ka siguruar ende. E megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar. Deri në mesnatë, verilindorët mund të sigurojnë shërbimet e një kongolezi. Dhe kjo në fakt është paralajmëruar prej vetë trajnerit gjatë konferencës së dhënë për mediat para Partizanit.

“Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Gondry Sudi Bibonge nga Republika Demokratike e Kongos. Ai luan si mesfushor ofensiv dhe është vetëm 17 vjeç. Ai është pjesë e klubit FC Lupopo dhe ka marrë OK-in e stafit teknik. Trajneri e ka ndjekur nëpërmjet videove dhe i ka pëlqyer, duke miratuar afrimin e tij te Kukësi.

Bisedimet me agjentin e lojtarit dhe atë vetë kanë përfunduar dhe është arritur marrëveshja për ta transferuar në ekipin verilindor. Nga kërkimet e bëra mësohet se në vendlindje atë e cilësojnë si “Mesi kongolez”, ndërsa në ekipin e tij mban numrin 22 në fanellë dhe paga e tij javore shkon në 100 paund. Fjalët janë ndër më të mirat për të cilësitë që ai mbart, e megjithatë mbetet për t’u parë nëse rezulton vërtet i tillë.

VIZA BËHET “PENG” 

Kukësi mendon se me të do të ketë “yll” në duar, por problemi më i madh mbetet viza. Klubi ka më shumë se 10 ditë që po merret me çështjen e dokumentacionit, por mosha e tij e vogël është bërë pengesë. Deri tani drejtuesit e Kukësit kanë marrë përgjigje negative, por ata nuk janë tërhequr dhe po negociojnë me autoritetet e Kongos nëpërmjet ambasadës, për ta pajisur të riun me dokumentacionin e duhur.

Klubi ka dërguar kontratën e punës dhe garancinë për 17-vjeçarin, por deri tani përgjigjja për ta pajisur me vizë nuk ka qenë ajo që pritej. Meqenëse merkatoja është në orët e fundit të saj, drejtuesit kuksianë do të bëjnë edhe një tentativë të fundit për t’ia dalë dhe siguruar shërbimet e afrikanit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Merr fund votimi, Tirana zgjedh futbollistin më të mirë të shekullit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas. Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Lojtari i Partizanit e pranon hapur: Më duan në Azerbajxhan, do largohem

Publikuar

-

Nga

Futbollisti i Partizanit i huazuar te Besa Lukas Kardozo zbuloi së fundmi se ka marrë një ofertë nga një klub i Azerbajxhanit. Në një intervistë për median sportive azere “apasport”, sulmuesi brazilian theksoi se do të rishikojë mundësinë për të luajtur për “të kuqtë” në fund të sezonit. Ai shton se nëse drejtuesit e 16-herë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Braçe i përvishet sërish Dukës: Shit Bently-n meqë të dhimbset futbolli, ose pagaj me fitimin tënd nga Digitalbi

Publikuar

-

Nga

Debati mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka rreth dhënies së ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vazhduar sot me kundërpërgjigjen e zyrtarit të qeverisë. Braçe i bëri thirrje kreut të FSHF-së që “të shesë automjetin e tij Bentli për të siguruar para që do të shkojnë si […]

LEXO TE PLOTE