Seria A
Buffon e ka ndarë mendjen, ja çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm

Gianluigi Buffon do të takohet me drejtuesit e Juventusit në mars për të diskutuar mbi të ardhmen e tij, sipas agjentit, Silvano Martina. Në moshën 42-vjeçare, portieri nuk ka treguar shenja të tërheqjes, pasi u kthye te “Zonja e Vjetër” në bazë të një marrëveshjeje 1-vjeçare. Buffon, i cili e tejkaloi Paolo Maldinin për shumicën e ndeshjeve në Serie A, në nivel klubesh, ka luajtur 10 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin e Maurizio Sarrit, këtë sezon.
Ai është zgjedhje e dytë, pas portierit Wojciech Szczesny. Martina u pyet për të ardhmen e klientit të tij dhe pranoi se situata është ende pezull: “Nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Nuk mendoj se e di të ardhmen as vetë Buffon. Ne do të takohemi me klubin në fund të marsit dhe do të shohim. Ai është i lumtur. Edhe pse 42 vjeç, po bën mjaft mirë. Gëzon shëndet të plotë dhe kjo tregon se është kujdesur për veten e tij. Gigi foli shumë vite më parë dhe tha se do të ndalej 32 vjeç, ndërsa unë i thashë të presë një herë derisa të mbërrijë atje. Ai pati një sezon të bukur në Paris, Fabio Paratici vinte shpesh për t’i parë ndeshjet e tij. Ka pasur shumë kërkesa, por kur Juventusi e telefonoi, ishte opsioni më i mirë për familjen e tij”.