Seria A
Kohë rinovimesh/ Interi blindon dy titullarët

Pas një merkatoje të dimrit të studiuar mirë e cila u vlerësua me notën 8,5 nga mediat në Apenine, drejtuesit e Interit dhe më konkretisht Beppe Marotta dhe Piero Ausilio menjëherë me mbylljes e merkatos së janarit kanë filluar nga puna për rinovimet e kontratave.
Dy prioritet kryesore të tyre janë zgjatja e bashkëpunimit me kapitenin dhe portierin Samir Handanovic si dhe rinovimi i Lautaro Martinez. Nëse për Handanovic arritja e një akordi është thjeshtë një formalitet me portierin slloven që nga marrëveshja e re do të përfitojë një pagë më të lartë, për Lautaro Martinez duhet të punohet më shumë.
Talenti argjentinas i cili është i lidhur me Interin deri në 30 qershor të 2023-ës, me 1,5 milionë euro sa përfiton aktualisht është një nga lojtarët më pak të paguar në kampin zikaltër.
Marotta dhe Ausilio kanë gati një kontratë të re me 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse por ndërkohë dëshirojnë t’i rritin edhe klauzolën e largimit Lautaros e cila aktualisht kap shifrën e 111 milionë euro, pasi i tremben interesimit të Barcelonës për 22-vjeçarin.