Sport
Merkato nuk është mbyllur ende, zbulohet manovra e klubeve të Superiores

Shumë prej skuadrave kanë mbi 30 lojtarë të gatshëm për t’u aktivizuar. Mirëpo, FSHF lejon vetëm 25 federime dhe kësisoj klubet ishin të detyruara që brenda orës 24:00 të ditës së djeshme të konfirmonin emrat e futbollistëve.
Megjithatë, Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Kukësi, të cilat kanë ekipe B dhe militojnë në Kategorinë e Dytë, kanë mundësi të bëjnë “manovra”, duke i regjistruar lojtarët e lirë në treg në ditët në vijim si pjesë të këtij ekipi.
Në këto kushte, pasi të debutojnë në Kategorinë e Dytë, automatikisht ata mund të aktivizohen edhe në ekipin e parë. Gjithnjë bëhet fjalë për lojtarë vendës dhe jo të huaj. Gjithashtu, me listat zyrtare ka edhe raste kur hiqen lojtarë që kanë moshën për të luajtur me U-19, për të mos zënë vendin te 25-shja.