Connect with Us

Ngec Arsenali, i thotë mirupafshim ëndrrës Champions

Premier Liga

Ngec Arsenali, i thotë mirupafshim ëndrrës Champions

Publikuar

-

Është mbyllur takimi mes Burnley dhe Arsenal, në barazim 0-0. Në letër, “Topçinjtë” shiheshin si favoritët për të marrë tre pikët në këtë takim, por Burnley u mbrojt mirë, madje, sulmuesi Rodriguez kishte shansin e artë për t’i dhënë fitoren djemve të Sean Dyche.

Në minutën e 78-të, sulmuesi i Burnley humbi një gol të sigurt, ku nga një distancë e afërt me portën e boshatisur, goditi traversën. Arsenali largohet me një pikë nga një sfidë ku nuk meritonin më shumë, ndërsa Burnley vazhdon të mos e mposhtë Arsenalin, ku në 13 sfidat e fundit, kanë marrë vetëm 2 barazime dhe 11 humbje.

Mesut Ozil luajti ndeshjen e 250-të me Arsenalin, por nuk arriti të lërë gjurmë. Në hije ishte dhe Aubameyang, i cili u rikthye i gatshëm pas dënimit me tre ndeshje për shkak të një kartoni të kuq kundër Crystal Palace. Zona Champions duket e pamundur tashmë për Arsenalin, që vazhdon të militojë në mes-tabelë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: