Premier Liga
Tottenham-Man. City, mungon goli në Londër/ Djemtë e Guardiolës nuk dinë të gjuajnë penallti

Penalltitë po kthehen në makth te Manchester City. Gabriel Jesus humbi tre penalltitë e fundit dhe Pep Guardiola vendosi t’ia kalonte Ilkay Gundogan këtë përgjegjësi. Gjithsesi, edhe mesfushori gjerman gaboi në ndeshjen e sotme në fushën e Tottenham.
Goditja e Gundogan në minutën e 40-të u prit nga Hugo Lloris, një mjeshtër në neutralizimin e penalltive. Ky rast shkaktoi tension në fushë, pasi City pretendoi për një tjetër penallti. Portieri francez pati një kontakt me Sterling, por VAR-i nuk akordoi sërish penallti për miqtë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa Sergio Aguero goditi shtyllën në minutën e 27-të. Lloris e devijoi aq sa duhej dhe gjuajtja e argjentinasit u ndal në shtyllë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania