Sport
Video: Plas sërish te PSG-ja/ Tuchel dhe Mbappe bëjnë llafe, Reali fërkon duart

PSG fitoi mbrëmë pa probleme 5-0 ndaj Montepellier, por jo gjithçka shkoi më së miri. Në minutën e 68′, Tuchel largoi Mbappen dhe në vend të tij futi Icardin, por kjo gjë nuk i pëlqeu fare talentit francez dhe nuk është hera e parë që ndodh për këtë sezon.
21-vjeçari doli i zemëruar nga fusha e lojës dhe shkoi gjithë nerva drejt pankinës, ku nuk mungoi as ngritja e zërit dhe reagimi nevrik ndaj këtij vendimi të trajnerit gjerman.
Ky i fundit u mundua t’ia shpjegonte Mbappesë, arsyen e vendimit të tij, por sulmuesi francez reagoi gjithë zemërim.
Nga kjo situatë mund të buzqeshë Real Madridi, klub që interesohet seriozisht për kartonin e sulmuesit francez. Të dyja palët, si klubi madrilen ashtu edhe lojtari, nuk e kanë mohuar mundësinë e këtij transferimi, që mund të ndodhë verën e këtij viti. /CNA.al
L’explication virulente entre Mbappé et Tuchel après la sortie du joueur ! 🤔
[by @CanalFootClub] pic.twitter.com/6krKzzx6fB
— Actu Football (@ActuF00tball) February 1, 2020