Connect with Us

Blenë bileta për të parë Ronaldon, por ai nuk luajti/ Gjykata dëmshpërblen tifozët

Seria A

Blenë bileta për të parë Ronaldon, por ai nuk luajti/ Gjykata dëmshpërblen tifozët

Publikuar

-

Ata kishin blerë bileta për ta parë nga afër idhullin e tyre, Cristiano Ronaldo, por në atë ndeshje miqësore të fundkorrikut 2019, të luajtur në Seul midis Juventusit dhe K League (3-3), para 65 mijë spektatorëve, fenomeni portugez e pa veten në pankinë. As edhe një minutë lojë për shkak të lodhjes së muskujve. Dhe kështu filloi menjëherë procesi gjyqësor, i iniciuar nga tifozët vendas, të cilët ndiheshin të mashtruar. Tani vjen lajmi i duhur për ta. Në bazë të vendimit të një gjykatësi në Korenë e Jugut, detyrohet agjencia lokale “Fasta”, që shiti biletat, t’i kompensojë tifozët që nuk e panë duke luajtur CR7.

Padia ishte ngritur nga dy tifozë për reklamim mashtrues të ndeshjes, me Ronaldon në fushë e jo në pankinë. Gjykata urdhëroi organizatorët e miqësores në fjalë t’iu paguante atyre ekuivalentin prej 282 € secili. Por, kini kujdes! Tifozë të tjerë i janë drejtuar gjykatës së Seulit me të njëjtën padi, e cila nuk është shprehur ende. Nga ana tjetër, asnjë masë nuk është marrë kundër Ronaldos apo Juventusit. Megjithatë, padia ishte ngritur kundër agjencisë “Fasta”, sa policia e kishte kontrolluar në gusht.

Promovuesi i ndeshjes akuzohet për mashtrim në shifrat rreth 4.4 milionë euro. Sipas prokurorisë, gjatë shitjes së biletave, “Fasta” pretendonte të kishte një klauzolë me Juventusin, që garantonte praninë e Ronaldos në fushë për të paktën 45 minuta. Biletat varionin nga 23 deri në 300 euro, ato u shitën brenda një kohe të shkurtër. /Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Maska falas për italianët, Gjimshiti tregon gjestin e madh që po ben e fejuara e tij serbe

Publikuar

-

Nga

Itali vijon të vuaj pasojat e virusit Covid-19 me qindra jetë humbura. Nga ana tjetër mijra persona janë të prekur apo edhe të tjerë që rrezikojnë shumë. Nevoja për masa mbrojtëse dhe mbështetje mbetet gjithmonë në rritje për të qenë sa më të sigurtë dita-ditës. E këtë herë ndihmës së donacioneve i bashkohet edhe partnerja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Surpriza e madhe e merkatos, Milot Rashica në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi nuk është emri i vetëm që po monitorohet me shumë kujdes në radhët e përfaqësueses së Kosovës nga klubet e mëdha italiane për merkaton e verës. Edhe Milot Rashica ka përfunduar prej kohësh në radarët e tyre e duket se më në fund një prej emrave të mëdhenj më Itali do të bëjë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ditë zie për tifozët Atalantës, koronavirusi merr njeriun e tyre të dashur

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lajm i keq për Bergamon, më saktë për tifozët e Atalantës, duke qenë se Zakaria Kometi është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare, prej koronavirusit. Kometi ishte një person tepër i veçantë për klubin bergamez, sepse u rrit te të rinjtë e Atalantës, luajti 14 vite si portier me skuadrën e parë […]

LEXO TE PLOTE