Connect with Us

De Biasi mbetet me “gisht në gojë”/ Klubi i Serisë A zgjedh trajnerin e ri

Seria A

De Biasi mbetet me “gisht në gojë”/ Klubi i Serisë A zgjedh trajnerin e ri

Publikuar

-

Moreno Longo kthehet përsëri në stolin e Torinos, këtë herë si trajner i ekipit të parë. “Presidenti Urbano Cairo, – lexohet në faqen e internetit të Torinos, – mirëpret Moreno si trajner dhe i uron fat të mbarë në detyrën e re, me gjithë bashkëpunëtorët e tij”. Njoftimi nga Torino për ndërprerjen konsensuale të kontratës me Walter Mazzarri mbërriti pothuajse njëkohësisht:

“Presidenti Urbano Cairo dhe trajneri Walter Mazzarri, pas një analize të thelluar të situatave që e kanë sjellë skuadrën në këtë pikë, ndanë mendimin për t’i përfunduar marrëdhëniet profesionale. Pra, ju njoftojmë se klubi e ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën me Walter Mazzarri”.

Longo, i cili tashmë po udhëton për në Torino, mund të prezantohet sot. Ai ishte kandidat për këtë pozicion bashkë me Gianni de Biasi. Si në shumë herë të tjera, kur është përfolur në skuadra të ndryshme italiane, ish-trajneri ynë kuqezi mbetet me “gisht në gojë”. Kuotat e rikthimit të tij në stolin e Torinos ishin të konsiderueshme, duke qenë se në eksperiencën e parë me “granatat”, 63-vjeçari nga Sarmede i ngjiti menjëherë ato në Serie A. Sidoqoftë, presidenti Cairo i ka besuar një trajneri të ri, para eksperiencës së njeriut që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të “Euro 2016”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Propozim unik nga Italia/ Të anulohet kampionati, titulli t’i shkojë… mjekëve

Publikuar

-

Nga

Teksa Koronavirusi ka gjynjëzuar botën e sportit, një propozim unik vjen nga Italia. Të anulohet kampionati dhe titulli t’i dorëzohet Serxhio Matarella, presidentit të Republikës, në mënyrë që ky i fundit t’ia jap mjekëve dhe infermierëve. Ky është propozimi origjinal që vjen nga volejbolli i femrave në Itali. Kjo është ideja e një prej presidentëve […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Fatale të mos rinisë kampionati”, Igli Tare: Nuk më vjen çudi nëse…

Publikuar

-

Nga

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare e gjykon si fatale hipotezën nëse kampionati italian nuk do të vazhdonte. Në një prononcim për “Tuttosport”, zyrtari i klubit bardhekaltër thekson se nuk i bën përshtypje fakti nëse merkatoja e futbollit mbetet e hapur deri në fund të dimrit. Për sa i përket kampionatit italian, Tare shpreh hapur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Legjenda e Milanit bën krahasimin: Koronavirusi si Çernobili, isha 7 vjeç kur…

Publikuar

-

“Jam në Londër, për gati 10 ditë jemi mbyllur në shtëpi, e jetojmë këtë moment të vështirë me shpresën se gjërat do të përmirësohen dhe e vetmja zgjidhje është të qëndrojmë në shtëpi dhe t’u japim mjekëve mundësinë për të bërë sa më mirë punën e tyre. Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë të […]

LEXO TE PLOTE