Connect with Us

Igli Tare është një gjeni/ Falë tij, ja sa miliona euro vlen sot ekipi i Lazios

Seria A

Igli Tare është një gjeni/ Falë tij, ja sa miliona euro vlen sot ekipi i Lazios

Publikuar

-

Lazio është një nga skuadrat më në formë në Europë dhe tifozët po fillojnë e besojnë se ekipi i tyre i zemrës mund të shpallet kampion Italie. Bardhekaltrit nuk humbasin prej 16 ndeshjes në kampionat, nga të cilat kanë fituar 13 dhe barazuar tre. Ekipi i Inzaghit ka sulmin e dytë më të mirë në Serie A, golashënuesin më të mirë (Immobile me 25 gola) dhe del në vend të dytë nëse fiton ndeshjen e prapambetur.

Skuadra kryeqytetase po shkëlqen nëpërmjet një futbolli ofensiv dhe vlera e lojtarëve është rritur ndjeshëm. Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë, aty ku dallohet lehtësisht edhe gjenialiteti i Igli Tares. Biondi vlonjat, i cili mban postin e drejtorit sportiv, po tregohet një fenomen në merkato. 120 milion euro janë shpenzuar për këtë ekip, ndërsa sot vlen plot 500 milion euro.

Immobile u ble për shumën e 9.5 milionëve dhe sot vlen rreth 80 milion euro. Goditje ishte edhe ajo e Milinkovic-Savic, i cili u mor për vetëm 15 milion, teksa sot Lazio nuk pranon më pak se 100 milion për ta lënë të lirë. Vazhdojmë me Angel Correa. Për argjentinasin u paguan 19 milion dhe paraqitjet pozitive ia ka rritur vlerën në 70 të tilla. Luiz Felipe është rikthyer në një titullar fiks në mbrojtje.

Tare siguroi shërbimet e brazilianit për vetëm 800 mijë euro, sot kushton 20 milion. Edhe Caicedos i është rritur çmimi i kartonit nga 2.5 në 15 milion. Më pas janë edhe goditjet me parametra zero si Jony dhe Patric, të cilët sot kushtojnë nga 5 milion euro. Jo më kot Igli Tare cilësohet si një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Europë…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: