Connect with Us

Kampioni i botës rrëfen si boksi e shpëtoi nga vetëvrasja

Sport

Kampioni i botës rrëfen si boksi e shpëtoi nga vetëvrasja

Publikuar

-

Jeta e Deontay Wilder ka qenë një katrahurë e madhe para se ai të bëhej boksier profesionist. Para ndeshjes së 22 shkurtit, ku përballë do të ketë britanikun, Tyson Fury, boksieri amerikan ka zbuluar disa të pathëna për jetën e tij të mëparshme.

Ai për “BT Sport” ka thënë se boksi e shpëtoi atë nga depresioni në të cilin ndodhej. Kur ishte 19 vjeç, Wilder u bë baba i Naieyas së vogël, e cila lindi me një sëmundje të quajtur “Spina Bifida”.

Boksieri nga Tuscaloosa duhej të përballej me pagesa të mëdha për trajtimet e vogëlushes dhe madje kaloi një periudhë depresioni në të cilën ai mendonte për vetëvrasje.

“Momenti më i vështirë i jetës sime ka qenë para shumë vitesh. Kur lindi vajza ime në vitin 2005. Viti 2006 ishte shumë i vështirë për mua. Kam humbur familjen time. Kam pasur një armë në prehër dhe isha gati për të vrarë veten. Ato mendime vijnë në kokën tuaj kur ju po kaloni një lloj depresioni ose gjëra të ndryshme në jetën tuaj. Ju mendoni se mënyra e vetme për t’i dhënë fund është t’i jepni fund jetës së tuaj. Ju nuk mendoni për askënd tjetër, vetëm për veten”, ka thënë Wilder.

Amerikani ka treguar me detaje se si ishin ato muaj të vështirë në të cilat, falë boksit, ai arriti të përparonte.

“Ishte shumë e vështirë, 19 vjeç kam pasur vajzën time të parë me aftësi të kufizuara. Ne lutemi që të gjithë fëmijët të lindin të shëndetshëm dhe të kenë një shans në jetë , veçanërisht kur jeni i ri dhe përpiqeni të bëni rrugën tuaj në jetë dhe të gjeni mënyrën tuaj. Dhe atëherë ju keni një detyrë më të madhe para jush dhe vajza juaj ka nevojë për më shumë dashuri, sesa një fëmijë normal dhe thjesht arrini në fund të muajit mezi të keni disa para në duar”, shton Wilder.

Kështu filloi karriera e boksit të Wilderit, i cili në Lojërat Olimpike të Pekinit arriti të fitojë medaljen e bronzit në peshat e rënda para se të bënte hapin e madh si profesionist po atë vit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: