La Liga
Perez tregohet dinak/ Zbulohet plani i Realit për të transferuar Mbappen

Transferimi i Kylian Mbappe është objektiv kryesor për drejtuesit e Real Madridit, të cilët kanë si synim ta finalizojnë në vitin 2021.
Sipas “AS”, Florentino Perez e ka gati planin konkret për të sjellë në Madrid kampionin e botë dhe do të veprojë njësojë siç bëri me Eden Hazard gjatë kësaj vere.
Perez priti derisa yllit belg i kishte mbetur edhe një vit kontratë me Chelsean dhe në këtë moment ai iu ofroi “Bluve” një ofertë tejet bindëse, ndryshe Hazard do të largohej si lojtar i lirë pas një viti.
Kontrata e Mbappe mbaron në vitin 2022 dhe deri tani nuk ka shenja rinovimi. Ndaj, Perez po pret verën e vitit 2021 për të bërë ofertën e duhur në drejtim të parisienëve, që pritet të jetë rreth 150 milionë euro.
Klubi francez do të jetë i detyruar të pranojë këtë ofertë, ndryshe Mbappe do të largohet si lojtar i lirë në verën e vitit 2022. /CNA.al