Connect with Us

Rrëfehet futbollisti i njohur/ “Vdiqa klinikisht në fushë për 8 minuta, ja kush më shpëtoi jetën”

Sport

Rrëfehet futbollisti i njohur/ “Vdiqa klinikisht në fushë për 8 minuta, ja kush më shpëtoi jetën”

Publikuar

-

Rëndësia e defibrilatorit në fushë? Për informacion pyesni David Ginola. Ish-ylli i Tottenham dhe Newcastle United i detyrohet me jetën e tij këtij mjeti të urgjencës, që e mbajti gjallë në këtë botë, pavarësisht atakut kardiak. Kjo dramë tregohet me detaje. Ginola ishte klinikisht i vdekur për tetë minuta, pas një sulmi në zemër, që e befasoi atë në një ndeshje bamirësie futbolli në maj 2016. Nëse ai është akoma gjallë, kjo ndodhi për shkak se defibrilatori mbajti funksionet e trurit aktiv. Ginola flet për përvojën e tij të keqe: “Ndjeva se isha i humbur dhe më pas u rrëzova në tokë. Ishte një situatë shumë e frikshme, sepse nuk kishte paralajmërime, asnjë alarm”.

Francezi, gjithashtu, kishte ndaluar frymëmarrjen dhe kishte gëlltitur gjuhën e tij: “Dikush në fushën e futbollit, faleminderit Zotit, ishte në gjendje të kryente CPR (cardiopulmonary resuscitation). Nga pesëmbëdhjetë njerëz të pranishëm, vetëm dy ishin në gjendje ta bënin këtë. Natyrisht, ata të dy ishin në gjendje të përdorin CPR dhe shpëtuan jetën time”.

Ky rast është një arsye më shumë pse francezët, siç raportohet nga “The Sun”, duartrokitën iniciativën e shkollave angleze për të mësuar “ringjalljen” pas një sulmi të tillë kardiak. Për pasojë, kurrë nuk e harrojnë nevojën për të pasur një defibrillator në dispozicion gjatë ndeshjeve të futbollit. Një koncept, që është saknsionuar me ligj edhe në Itali. Pas dekretit të 26 qershorit, nga 1 korriku 2017, sipas rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë, çdo federatë ka detyrimin të pajiset me defibrilatorë.

Po ashtu, çdo klub sportiv duhet të jetë i pajisur me një defibrilator gjysëm automatik, ose më të përparuar të teknologjisë. Gjatë garave, një person i trajnuar në përdorimin e pajisjes për shpëtimin e jetës duhet të jetë i pranishëm. Sepse, siç tregon Ginola, nuk e dini kurrë nëse dhe kur do të jetë i dobishëm defibrilatori për t’u përdorur. /Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: