Connect with Us

“Do e largoj Hysajn nga Napoli, nuk më pëlqen të luajë më të luajë bashkë me Di Lorenzon në atë ekip”

Seria A

“Do e largoj Hysajn nga Napoli, nuk më pëlqen të luajë më të luajë bashkë me Di Lorenzon në atë ekip”

Publikuar

-

E ardhmja e Elseid Hysaj te Napoli është “thikë më dy presa” dhe shkak i kësaj dileme është vetë menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi. Ky i fundit disa ditë më parë pati thënë se Elseidi dëshiron të qëndrojë dhe i bëri thirrje drejtuesve të klubit të nisnin negociatat e rinovimit. Megjithatë, Xhufredi duket se ka ndryshuar qëndrim në lidhje me të ardhmen e Hysajt.

Në verë te Napoli erdhi Xhovani Di Lorenzo, lojtar nën menaxhimin e Xhufredit. Pas kësaj pritej largimi i Hysajt, por nuk ndoshi kështu as në merkaton e verës, as të dimrit. Kur Lorenzo pati zbarkuar në Napoli Xhufredi qe shprehur se e solli atë për të zëvendësuar Hysajn dhe për ta larguar shkodranin nga “San Paolo”.

Gjithsesi, ata janë të dy aty dhe me ardhjen e Gatuzos po luajnë bashkë, por kjo nuk e ka ndryshuar akoma qëndrimin e para disa muajsh të Xhufredit. Menaxheri deklaron se dëshiron ta largojë Hysajn sepse nuk i pëlqen që ata të dy t’i marrin hapësira njëri-tjetrit.

“Nuk është e lehtë të parashikosh atë që do të ndodhë në korrik, por nuk do të më pëlqente që Hysaj dhe Di Lorenzo të vazhdojnë të luajnë në të njëjtin klub. Dëshira ime është ta largojmë Elseidin nga Napoli”, u shpreh Xhufredi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: