Connect with Us

Drejtuesit duan rinovimin, Shkurtaj i habit me vendimin e tij

Sport

Drejtuesit duan rinovimin, Shkurtaj i habit me vendimin e tij

Publikuar

-

Kukësi renditet në vendin e parë në kampionat, kjo për meritë të të gjithë ekipit, por veçanërisht të liderit të sulmit, Vasil Shkurtaj. Sulmuesi 27-vjeçar ka treguar një formë mjaft të mirë sportive, ku me golat dhe lojën e tij është kthyer në një prej pikave të referimit të Kukësit.

Ai ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje të luajtura e këto shifra kanë bërë që lojtari jo vetëm të justifikojë shifrën e paguar te Luftëtari (70 mijë euro) nga ana e presidentit Gjici, por edhe t’i tejkalojë pritshmëritë. Deri në fund të sezonit sulmuesi ka si qëllim të kalojë shifrën e 20 golave dhe të shpallet kampion me Kukësin e më pas të kalojë në një kampionat më të fortë europian. Forma e tij e mirë dhe aftësitë sulmuese zgjuan interesin e disa klubeve jashtë vendit. Gjatë merkatos së janarit burime pranë klubit u shprehën se për lojtarin kishte ofertë nga Holanda, por as shifra dhe as emri i klubit nuk u zyrtarizua.

Presidenti Gjici nuk kënaqej me pak, shifra që ai kërkonte ishte jo e vogël, gjë që nuk u realizua. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, që Kukësi nuk do ta humbasë Shkurtajn me parametra zero në verë. Sulmuesit shtatlartë i përfundon kontrata në fund të sezonit e lojtari me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit, por ekuacioni është nëse Kukësi do ta pranojë këtë vendim ose jo.

Duke parë të gjitha këto elemente, drejtues të Kukësit, por edhe shokë të skuadrës i kanë shprehur lojtarit dëshirën që ai të rinovojë e të qëndrojë. Biseda zyrtare nuk ka pasur, vetëm informale. Qëllimi është i qartë, Kukësi dëshiron të mbajë “xhevahirin” e tij edhe për sezonin e ardhshëm. Shkurtaj është pjesë e Kukësit që prej janarit të vitit 2019, kur firmosi për 1 vit e gjysmë. Ai ka një eksperiencë me disa klube të huaja, si: Panionios, Volos, Asteras Tripolis, Ksanthi, Aris, Roda në Holandë dhe Tondela në Portugali.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: