Connect with Us

Historia interesante e yllit francez, që e kërcënoi Ronaldinhon se do ta bënte për spital

Sport

Historia interesante e yllit francez, që e kërcënoi Ronaldinhon se do ta bënte për spital

Publikuar

-

Claudio Makelele është një ndër mesfushorët më të mirë që njeh historia e futbollit, madje pozicioni ‘Makelele’ përdoret jo rallë herë nga trajnerët e futbollit për t’i mësuar vendosjen futbollistëve të rinj.

Mesfushori francez u bë i njohur gjatë periudhës kur luante për Real Madridin, dhe më pas me Chelsean e Jose Mourinhos.

Reali kurrë nuk duhej ta linte të largohej, pasi konsiderohet si një nga gabimet më të mëdha të klubit mbretëror. Në fakt, Carlos Queiroz kurrë nuk donte që ai të largohej, por francezi u la i lirë sepse nuk shiti fanella të mjaftueshme, me sa duket.

Mesfushori francez ndihmoi Chelsean në dy titujt e parë të Premierligës, një Kupë FA dhe dy Kupa të Ligës, të gjitha nën drejtimin Jose Mourinho.

Shumica e njerëzve e pëlqejnë Makelelen kryesisht për shkak të aftësive të tij në fushën e lojës, sidomos në repartin e mesfushës. Por, dikush që mund të mos ketë qenë tifoz i tij i madh, është legjenda Ronaldinho.

Duke biseduar me RMC, 46-vjeçari zbuloi se gjatë një ndeshje mes Chelseas dhe Barcelonës, ai e kërcënoi Ronaldinhon, se do ta dërgonte në spital.

“Në një moment, Ronaldinho kaloi vijën. U afrova dhe i thashë: ‘Kiddo’ më mirë luaj thjesht ndaj meje, se sa të tentosh të m’i bësh ato driblimet e tua sikurse në Play Station… sepse për ndryshe do të bëj për spital”.

“Dhe a e dini çfarë tha ai? Më dha topin dhe më kërkoi të falur”, zbuloi francezi duke qeshur…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: