Connect with Us

“Sulmonte” gratë, duke i prekur në vi***/ Arrestohet presidenti i klubit francez

Sport

“Sulmonte” gratë, duke i prekur në vi***/ Arrestohet presidenti i klubit francez

Publikuar

-

Said Chabane, presidenti 55-vjeçar i Angers, ka përfunduar në paraburgim këtë mëngjes, në stacionin e policies, i akuzuar për ngacmim seksual. Ai po merret në pyetje nga hetuesit në këtë kohë. Sipas shtypit francez, gjithçka ka nisur nga një ankesë e paraqitur prej një punonjëseje të klubit të Ligue 1 më 7 janar. Me hapjen e hetimit, policia ka marrë në pyetje edhe persona të tjerë. Të paktën dy prej tyre do të konfirmonin që Chabane, president i Angers, i ngacmonte seksualisht punonjësit që nga viti 2011. Sipas raporteve nga RMC, Chabane dyshohet se i “sulmonte” gratë, duke i prekur në vithe, pjesët private, gjinj, pa pëlqimin e tyre.

Me një deklaratë zyrtare, Angers shpjegon se “Chabane i kundërshton zyrtarisht të gjitha akuzat e ngritura kundër tij dhe do të paraqesë para drejtësisë të gjithë elementët që lejojnë të rivendosin të vërtetën dhe të ruajnë nderin e tij. Presidenti është i vendosur të provojë pafajësinë e tij dhe beson në rezultatin e hetimit, për të cilin po bashkëpunon plotësisht”. E gjitha kjo ndodh në një kohë, kur prej ditësh me radhë po flitet për skandalin seksual në Francë, që përfshin notin dhe patinazhin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjest i madh nga Elezi, ja çfarë bën talenti i Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut U-19 dhe njëherazi “xhevahiri” i Skënderbeut, Agon Elezi, me një iniciativë mjaft origjinale, bashkë edhe me lojtarë të tjerë të kësaj grupmoshe, sot vizitoi dhe shpërndau ushqime e produkte të tjera të nevojshme për katër familje në nevojë në qytetin e Shkupit. Një akt madhor ky i lojtarit më të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka kujton miqësoren me Breshan: Erdhi edhe Roberto Baxho

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është kthyer pas në kohë, teksa në një prononcim për gazetën “Bresciaoggi”, ka kujtuar me nostalgji, miqësoren e zhvilluar me klubin italian të Breshas, në 21 gusht vitin 2002. Në atë kohë Kombëtarja kuqezi drejtohej nga italiani Dosena, ndërkohë që ajo sfidë rezultoi një miqësore festive. Shqipëria arriti të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Merr fund votimi, Tirana zgjedh futbollistin më të mirë të shekullit

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës mbylli sondazhin për “futbollistin më të mirë bardheblu në 100 vite histori” të 24 herë kampionëve të Shqipërisë. Në faqen zyrtare, Tirana publikoi si fitues emrin e ikonës bardheblu Arben Minga si lojtari më i mirë dhe më i preferuar në historinë e klubit kryeqytetas. Ky sondazh ishte ëelur para 10 ditësh […]

LEXO TE PLOTE