Connect with Us

Balotelli “injoron” Ronaldon dhe Ibrahimovicin, tregon “mbretin” e Serisë A

Seria A

Balotelli “injoron” Ronaldon dhe Ibrahimovicin, tregon “mbretin” e Serisë A

Publikuar

-

Një dëbim naiv, i shmangshëm, një “balotellata” në të gjitha aspektet. Kartoni i kuq, i marrë gjatë Brescia-Cagliari, i kushtoi Mario Balotellit dy ndeshje skualifikim. Tani është gati të rikthehet në fushën e “Rigamonti”. Sulmuesi 29-vjeçar iu kthye atij episodi gjatë intervistës për “Corriere dello Sport”: “Një e kuqe e ndyrë, gjyqtari më nxori jashtë. Por, nëse të gjitha veprimet e tilla në fushë do të ndëshkoheshin, skuadrat do ta mbyllnin me nga dy lojtarë. Që kur u ktheva në Itali jam munduar të jem korrekt në çdo gjë; stërvitem seriozisht, nuk i lë asgjë rastësisë, përshtatem me nevojat e trajnerit dhe shokëve të mi, edhe nëse ndonjëherë në lojë më duket se jam mesfushor”.

Në verë, përveç Brescia, edhe Verona e presidentit Setti u përpoq ta merrte atë. Sidoqoftë, në fund duhej t’i dorëzohej dëshirës për t’u rikthyer në qytetin e tij: “Kam nënshkruar për tri vite, por është e drejtë të ballafaqohemi me njëri-tjetrin në fund të sezonit. Presidenti është unik. Unë e kisha takuar në Angli, kur ishte te Leeds, madje darkuam një herë së bashku. Ai di si t’ju bindë. Edhe Verona ka lëvizur, presidenti Setti kishte telefonuar Cellino për ta pyetur nëse ai ishte me të vërtetë i interesuar për mua. Ai u përgjigj se nuk ishte i interesuar, por tri ditë më vonë firmosa për Brescia. Në çdo rast nuk mund të kisha shkuar te Verona, sepse unë jam nga Brescia”.

Ka disa lojtarë, që kanë lënë përshtypje pozitive te Balotelli. Preferenca kryesore, sidoqoftë, shkon te Paulo Dybala: “Futbolli është jeta ime. A nuk iu duket të tjerëve në këtë mënyrë? Unë kurrë nuk jam përpjekur të bindë askënd. Më pëlqen Lukaku, por është Lautaro që më bëri shumë përshtypje. Një tjetër lojtar shumë i fortë është Higuain, por nëse duhet të zgjedh një emër; unë them Dybala. Jam tifoz i Dybala, ai është një lojtar i çmendur”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Po më lajmërojnë çdo ditë për miqtë e mi të vdekur”, rrëfimi rrënqethës i ndihmësit të Rejës

Publikuar

-

Nga

Zv/trajneri i Shqipërisë Serxho Porrini rrëfen se shumë miq të tij po humbasin jetën për shkak të koronavirusit në Itali. Ish-futbollisti i Juventusit, i cili ka humbur në këtë katastrofë natyrore edhe njërin prej kushërinjve të tij, këmbëngul që ky sezon të shtyhet për vitin e ardhshëm duke e konsideruar si “të sforcuar dhe të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shoku i Elseid Hysajt bën gjestin e madh/ Restoranti i tij vihet në sherbim të mjekëve

Publikuar

-

Solidarizimi në këto ditë të vështira vazhdon. Arkadiusz Milik dhe e fejuara Jessica, kanë vendosur të shfrytëzojnë restorantin e tyre Food&Ball që kanë në vendlindje. Ai është mbyllur këto kohë, por sulmuesi i Napolit ka vendosur ta shfrytëzojë për trupat mjekësore të Katoëice në Poloni. Iniciativa ka qenë e Jessicas, e cila ka hedhur idenë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Berisha bën postimin me Cristiano Ronaldon/ Eros Grezda e ngacmon: Bëhu i fortë, mos qaj

Publikuar

-

Të gjithë tashmë janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të Koronavirusit dhe mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar kohën. Ky izolim ka bërë që portieri i Kombëtares, Etrit Berisha të rikthehet të shikojë disa nga momentet e tij më të mira këtë sezon. Një moment është edhe ai në ndeshjen […]

LEXO TE PLOTE